IMG 6413

Izet Mexhiti: Marrëdhëniet me Shqipërinë janë të përhershme, mbi partitë dhe ndarjet!

July 4, 2025
1 minut lexim

Në fund të fjalimit për llogaridhënien e 1-vjetorit të qeverisë VLEN, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka përcjellë një mesazh të qartë për rolin e Shqipërisë dhe raportet e saj me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, duke falënderuar ambasadorin e Shqipërisë, Denion Meidani, për interesimin e tij të sinqertë.

“Pozicionet tona janë të përkohshme, si ato ekzekutive, ashtu edhe ato diplomatike, por Shqipëria dhe lidhjet tona me të janë të përhershme,” theksoi Mexhiti, duke nënvizuar se raporti i shtetit amë me shqiptarët nuk duhet të ndikohet nga partitë, grupet apo interesat afatshkurtra politike, por të qëndrojë mbi të gjitha këto, vetëm në funksion të të drejtave dhe interesave të shqiptarëve.

Ai rikujtoi se kjo është një përgjegjësi kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, duke cituar Nenin 8, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë: “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.”

Mexhiti theksoi gjithashtu se historikisht, janë ndërtuar raporte të shkëlqyera me të gjithë ambasadorët e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, përfshirë Arben Çejkun, Fatos Rekën dhe të tjerë, dhe se këto raporte gjithmonë do të mbeten të forta.

“Raporti me Shqipërinë nuk njeh vija ndarëse, çfarëdo qofshin ato,” përfundoi Mexhiti, duke dërguar një mesazh uniteti dhe respekti për shtetin amë dhe për të gjithë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IMG 6412
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: VLEN përballë mashtruesve të vjetër, shqiptarët sot shohin ndryshimin, jo propagandën!

kryetari i partise demokratike turke takohet me mickoskin 686808081b86d
Lajmi i radhës

Kryetari i Partisë Demokratike Turke takohet me Mickoskin

Të fundit nga

ShkoLartë