italia hap hetim ndaj meta s per chatbot et e whatsapp it 694c422ddc9ac

Italia hap hetim ndaj Meta-s për chatbot-et e WhatsApp-it

December 24, 2025
1 minut lexim

Autoriteti italian i konkurrencës Autorità Garante della Concorrenza e del Mercato (AGCM) njoftoi të mërkurën se ka hapur një hetim ndaj Meta, kompania që zotëron Facebook dhe WhatsApp, për abuzim të mundshëm të pozitës dominuese në treg.

Sipas AGCM-së, dyshimet lidhen me integrimin e shërbimit të inteligjencës artificiale të Meta-s në WhatsApp, i cili mund të penalizojë ose përjashtojë chatbot-et konkurruese të inteligjencës artificiale nga platforma.

Autoriteti bëri të ditur se ka vendosur masa të përkohshme ndaj Meta-s dhe degëve të saj me seli në Irlandë dhe Itali, me qëllim që të parandalojë përjashtimin e chatbot-eve të tjerë nga WhatsApp. Sipas AGCM-së, kjo sjellje mund të kufizojë prodhimin, aksesin në treg dhe zhvillimin teknik në tregun e shërbimeve të chatbot-eve AI, në dëm të konkurrencës dhe konsumatorëve.

AGCM theksoi se ndërhyrja me masa të përkohshme u bë pasi ekziston rreziku i dëmit të pariparueshëm për konkurrencën, ndërkohë që hetimi është ende në zhvillim. Autoriteti shtoi se po koordinohet me Komisioni Evropian për trajtimin e çështjes.

Në këtë kuadër, Meta është urdhëruar të pezullojë menjëherë Kushtet e Zgjidhjes së Biznesit të WhatsApp, në mënyrë që të ruhet akses i barabartë në platformë për konkurrentët e shërbimit Meta AI.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qasja do te jete e ashper u zgjodh ne krye te spak klodjan braho hetim i thelluar ne ceshtje aktuale do sekuestrohen pasurite e paligjshme 694c4206bb8d5
Lajmi i mëparshëm

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho: Hetim i thelluar në çështje aktuale, do sekuestrohen pasuritë e paligjshme

kurti jep lajmin e mire per femijet dhe pensionistet me 29 dhjetor shtesa nga 100 euro 694c4260398d7
Lajmi i radhës

Kurti jep lajmin e mirë për fëmijët dhe pensionistët: Më 29 dhjetor shtesa nga 100 euro

Të fundit nga

Diddy kërkon lirimin e menjëhershëm nga burgu

Sean “Diddy” Combs ka paraqitur një apel të ri ligjor, përmes të cilit kërkon lirimin e menjëhershëm nga burgu, duke sfiduar drejtpërdrejt dënimin e tij federal. Avokatët e artistit argumentojnë se gjyqtari

Arrestohet ambasadori i Polonisë në Francë

Ambasadori i Polonisë në Francë është shkarkuar nga posti i tij, në pritje të rezultateve të një hetimi ndaj tij për “ndikim të pahijshëm” që përfshin një institucion që jepte diploma të falsifikuara. Jan Emerick Rosyszewski,
ShkoLartë