itali hetim ndaj koncernit meta lidhur me ia per whatsapp in 688e322093544

Itali: Hetim ndaj koncernit Meta lidhur me IA për Whatsapp-in

August 2, 2025
1 minut lexim

Një zëdhënës i Autoritetit italian të Antitrustit në Milano tha, se të martën (29.07.2025) bashkë me policinë financiare italiane janë kontrolluar zyrat e biznesit të fialialit italian Meta. Hetimi po bëhet në “bashkëpunim të ngushtë” me autoritetet përkatësë të Bashkimit Europian.

Nuk është marrë miratimi i përdoruesve

Akuza nga Milano është: Ofruesi i Whatsapp-it, Meta, ka instaluar chatbot-in me IA pa marrë shprehimisht miratimin e përdoruesve. Përmes lidhjes së aplikacionit të inteligjencës artificiale “Meta AI” me Whatsapp-in koncerni i SHBA-së i orienton klientët në drejtim të ofertave të veta, kritikon Autoriteti italian i Antitrustit. Kjo mund të pengojë konkurrencën, sepse përdoruesit janë të detyruar të instalojnë dy aplikacione të IA në aparatet e tyre, në rast se nuk duan ta përdorin “Meta AI”.

Sipërmarrja, së cilës i përkasin rrjeti online Facebook dhe Instagrami, në të kundërt thekson dobinë e ndërlidhjes së aplikacioneve. “Aksesi falas në funksionet tona të IA-së u jep miliona italianëve mundësinë të përdorin IA në një vend, që e njohin, tek i cili kanë besim dhe e kuptojnë.”

Nëse akuzat nga Italia kundër Meta-s konfirmohen, kjo do të ishte një goditje e fortë ekonomike për koncernin Facebook. Në rast shkeljeje të rregullave europiane të konkurrencës kërcënojnë gjiba me deri në dhjetë përqind të xhiros vjetore mbarëbotërore.

Grindje edhe për njoftimet dhe reklamat politike

Ditët e fundit ndërmjet BE.së dhe koncernit Meta ka pasur edhe një përplasje për një temë tjetër. Koncerni amë Facebooknjoftoi, se nga tetori nuk do të lejojë më në platformat e veta njoftime dhe reklama politike në Bashkimin Europian.

Arësyeja është se rregullorja e BE-së “nuk mund të zbatohet në praktikë”. Një zëdhënës i sipërmarrjes u ankua, se udhëzimet e BE-së krijojnë “pasiguri ligjore”. Fakt është, se kreu i Meta-s Mark Zuckerberg është mjaft kriitk ndaj rregullave të BE-së. Në fillim të vitit ai e akuzoi Brukselin për “censurë”./DW

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

agk denon sjelljet e rames e quajti gazetaren locke dhe stafi i tij e pengoi ne pune 688e31337df66
Lajmi i mëparshëm

AGK dënon sjelljet e Ramës: E quajti gazetaren “loçkë” dhe stafi i tij e pengoi në punë

europa perkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romeve 688e325c9edbc
Lajmi i radhës

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë