Istogu ndërprenë aktivitetet!
Klubi i hendbollit Istogu ka ndërprerë aktivitetet, duke iu referuar një komunikate të këtij kolektivit kampion të Kosovës në hendboll (femrat).
“Istogaset detyrohen të ndërpresin të gjitha aktivitetet sepse kanë mbetur në mëshirën e fatit, pa pasur mundësi minimale ku ti zhvillojnë aktivitetet e tyre.
Falënderojmë sponsorët tanë, miqtë dhe dashamirët e klubit, KHF Tereza dhe KHF Prishtina që huazuan lojtaret e tyre për të ndihmuar që të përfundojë ky cikël evropian, duke qenë miqësore me skuadrën që ka shkruar histori në hendbollin e Kosovës, e ne veçanti FHK-në qëndroj afër KHF Istogut”, reagon KHF Istogu.
Burimi: botasot.info


