islandezet ne referendum votojne per rifillimin e negociatave per anetaresimin ne be 6a93005d66f9d

Islandezët në referendum, votojnë për rifillimin e negociatave për anëtarësimin në BE

August 29, 2026
1 minut lexim

Islandezët kanë nisur sot të votojnë në një referendum për rifillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, 13 vjet pas pezullimit të procesit.

Qendrat e votimit në këtë shtet ishullor u hapën në orën 09:00 sipas kohës lokale dhe do të mbyllen në orën 22:00. Rreth 273 mijë votues janë thirrur t’i përgjigjen një pyetjeje të rëndësishme: “A duhet Islanda të rifillojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian?”

Islanda e ka provuar edhe më parë rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Vendi paraqiti kërkesën për anëtarësim në vitin 2009, pas krizës financiare që goditi rëndë ekonominë islandeze dhe pas kolapsit të sektorit bankar. Brukseli dhe Reykjaviku zhvilluan negociata për disa vite, përpara se Islanda t’i jepte fund procesit në vitin 2015 përmes një letre të thjeshtë.

Këtë herë, rezultati pritet të jetë shumë i ngushtë. Sondazhet tregojnë një garë kokë më kokë mes atyre që mbështesin rifillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe kundërshtarëve të kësaj ideje, të cilët argumentojnë se Islanda duhet të ruajë pavarësinë e saj.

Sipas sondazhit të fundit të Gallup, 51.6% e islandezëve janë kundër rifillimit të negociatave, ndërsa 48.4% janë pro. Diferenca konsiderohet statistikisht e parëndësishme, duke e bërë rezultatin përfundimtar të referendumit të vështirë për t’u parashikuar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarr ne malesine e krujes flaket perhapen me shpejtesi kerkohet nderhyrja nga ajri 6a92fff554cb0
Lajmi i mëparshëm

Zjarr në malësinë e Krujës, flakët përhapen me shpejtësi! Kërkohet ndërhyrja nga ajri

kylie jenner zbulon sekretin e bukurise shfaqet me fytyren te mbuluar me krem mpires 6a9301210f11d
Lajmi i radhës

Kylie Jenner zbulon sekretin e bukurisë: Shfaqet me fytyrën të mbuluar me krem mpirës

Të fundit nga

ShkoLartë