ishte rivali i madh i igli tares 68efdc33863d9

Ishte rivali i madh i Igli Tares

October 15, 2025
1 minut lexim

Fabio Paratiçi ka vendosur që të kthehet përsëri te Totenhemi. Klubi anglez bëri të ditur se ai do të kthehej përsëri në postin e drejtorit sportiv te londinezët, ku ishte emëruar para se të dënohej për 30 muaj me pezullim nga të gjitha detyrat sportive.

Italiani ishte pezulluar për shkak të skandalit të plusvalencave te Juventusi, ku ai u dënua si një nga shkaktarët dhe protagonistët kryesorë të marrëveshjet e paligjshme të bardhezinjve për të rregulluar bilancet financiare. Asokohe ai ishte larguar nga Juventusi dhe kishte nisur punë te Totenhemi, por prej dënimit, u desh që të bënte më shumë se dy vite pushim.

Gjatë fillimit të vitit dhe verës, u fol për një afrim të Parativit te Milani, për postin e drejtorit sportiv. Por pastaj këtë duel e fitoi Igli Tare i cili u bë pjesë e kuqezinjve duke nisur një cikël të ri atje.

Ndaj Paratiçi ka bërë prapakthehu dhe sot Totenhemi e zyrtarizoi përsëri si drejtor sportiv, me londinezët që konfirmuan se këtë post do e mbante paralelisht edhe Johan Lange.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

devoll zbulohet nje ambient ne bilisht ku kultivohej kanabis shoqerohen disa persona 68efdbd4a601d
Lajmi i mëparshëm

Devoll, Zbulohet një ambient në Bilisht ku kultivohej kanabis, shoqërohen disa persona

lladrovci mbledh partine pas fitores nga ketu nisemi ne betejen e re per fitore te reja te pdk se aty ku eshte ne balotazh 68efdc40e742c
Lajmi i radhës

Lladrovci mbledh partinë pas fitores: Nga këtu nisemi në betejen e re për fitore të reja të PDK-së aty ku është në balotazh

Të fundit nga

ShkoLartë