isht kreu kontrolle ne markete cmimet jane nen nivelin para ngrirjes te marzhave 686068a07d6ae

ISHT kreu kontrolle në markete, çmimet janë nën nivelin para ngrirjes të marzhave

June 29, 2025
1 minut lexim

Çmimet e shumicës së produkteve për të cilat Qeveria kishte vendosur ngrirje të marzhave në periudhën nga mesi i shkurtit deri në fund të prillit, në shumicën e marketeve nuk janë kthyer në nivelin e para 18 shkurtit, konstatoi kontrolli i realizuar për një muaj e gjysmë nga Inspektorati i Tregut në mbi 100 kompani që kanë mbi një mijë pika shitjeje.

“Në shumicë, pra te prodhuesit tanë vendas dhe importuesit, respektivisht distributorët, çmimet janë kthyer në nivelin para vendimit”, tha Vllatko Stojkoski – drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Por në shitjen me pakicë, në një pjesë të madhe të marketeve – jo te të gjithë – ka rritje të çmimeve të produkteve, megjithatë ato janë nën nivelin e para 18 shkurtit. Te produktet bazë, rritja e çmimeve sillet nga 3 deri në 5 për qind, ndërsa te produktet kimike, ato për higjienë personale, pelena dhe ushqime për fëmijë – nga 10 deri në mbi 20 për qind. Kjo do të thotë se pas masave, edhe pse ka pasur rritje çmimesh, ato nuk janë kthyer në nivelin e mëparshëm, përkatësisht një pjesë e mirë e produkteve ushqimore që përdoren më së shumti janë më të lira se në shkurt. Megjithatë, Stojkoski theksoi se në një numër të vogël marketesh ka rritje më të madhe çmimesh, gjë që nuk është korrekte nga ana e tyre.

“Dhe dua ta theksoj se po, janë evidentuar edhe marzha negative, përkatësisht ulje nga 20 deri në mbi 100 për qind, te perimet dhe pemët. Të gjithë jemi dëshmitarë të kësaj, të gjithë blejmë, të gjithë shkojmë në markete dhe në treg. Kjo është”, u shpreh drejtori i ISHT Vllatko Stojkoski.

Nëse do të ketë masa të reja, do të varet nga propozimi i Ministrisë së Ekonomisë, e cila duhet të shqyrtojë analizën e ISHT-së dhe ta dorëzojë me mendim të vetin në Qeveri. Përndryshe, inflacioni në maj ishte 3.3 për qind më i lartë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa periudha janar – maj 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rezulton me inflacion prej 3.7 për qind. Te ushqimet, ai ishte 4.9 për qind më i lartë, krahasuar maj me maj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kercove filluan punimet per rikonstruimin e rruges rudnicka 6860655835c15
Lajmi i mëparshëm

Kërçovë: Filluan punimet për rikonstruimin e rrugës “Rudniçka”

moti neser dhe diteve ne vazhdim 686069186d40f
Lajmi i radhës

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim!

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë