photo output 8 scaled

ISHP: Nuk ka rritje të rrezatimit në tokë dhe ajër pas zjarrit në Trubarevë

September 15, 2025
1 minut lexim

Nga Instituti i Shëndetit Publik informojnë se janë në koordinim të vazhdueshëm me Inspektoratin për Ambient Jetësor, Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet tjera kompetente të shtetit pas zjarrit në Trubarevë.

ISHP shton se gjatë ditës së djeshme kanë dërguar një ekip ekspertësh të trajnuar nga instituti për kontroll të jashtëzakonshëm në zonën e prekur.

“Janë marrë mostra nga uji, toka dhe ajri për ekzaminimin e radioaktivitetit, si dhe mostra nga uji i rrjetit të ujësjellësit, pusëve dhe tokës për analizë fiziko-kimike. Gjatë ditës së sotme, në ISHP janë pranuar rezultatet nga ajri dhe toka, nga mostrat e testuara për rrezatim jonizues dhe ato janë brenda vlerave normale referuese, pa devijime. Rezultatet e mostrave të ujit për testimin e rrezatimit jonizues, sipas metodës përkatëse të ekzaminimit, do të jenë të disponueshme gjatë ditës së nesërme. Në mostrat e ujit për sa i përket analizës fiziko-kimike, nuk ka devijime në vlerat lidhur me metalet e rënda. Në mostrat e marra nga uji ekziston vetëm një tregues për përmbajtje të shtuar të materieve organike në ujin nëntokësor, të cilat janë me origjinë tjetër.”

Sa i përket mostrave të marra nga toka për praninë e metaleve të rënda, sipas njoftimit, rezultatet në bazë të metodës së ekzaminimit do të jenë të disponueshme gjatë ditës së nesërme.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryetari i keshillit vendor te nendeges se bdi se ne kalisht vezir ademi i bashkohet vlen it ne vrapcisht 68c8462f8b9de
Lajmi i mëparshëm

Kryetari i Këshillit Vendor të Nëndegës së BDI-së në Kalisht, Vezir Ademi, i bashkohet VLEN-it në Vrapçisht!

mexhiti pas punimeve nentokesore vijon asfaltimi dhe ndricimi publik ne rrugen 157 68c84d7267741
Lajmi i radhës

Mexhiti: Pas punimeve nëntokësore, vijon asfaltimi dhe ndriçimi publik në rrugën 157

Të fundit nga

ShkoLartë