ish trajneri i fc shkupit nderron jete ne mes te ndeshjes ne serbi 69091f322d808

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

November 3, 2025
1 minut lexim

Tronditje në futbollin rajonal. Ish-trajneri i FC Shkupit, Mladen Zhizhoviq, aktualisht në krye të ekipit Radniçki Kragujevac, ka ndërruar jetë në moshën vetëm 44-vjeçare gjatë një ndeshjeje të kampionatit të Serbisë.

Sipas mediave serbe, Zhizhoviq është ndier keq gjatë pjesës së parë të ndeshjes kundër Mlladost Luçanit. Edhe pse stafi mjekësor ndërhyri menjëherë dhe ai u transportua me urgjencë në spital, për fat të keq trajneri nuk arriti të mbijetojë.

Ndeshja që po zhvillohej në Luçan u ndërpre menjëherë pas incidentit tragjik.

Zhizhoviq, i lindur në Bosnjë dhe Hercegovinë, kishte drejtuar Shkupin gjatë sezonit 2023/24. Më herët ai kishte pasur sukses të madh me Boric Banja Lukën, duke e kualifikuar klubin për herë të parë në Ligën e Konferencës. Para pak ditësh, ai mori drejtimin e Radniçki Kragujevcit, ndërsa ndeshja ku humbi jetën ishte vetëm e dyta në stolin e klubit serb.

Futbolli i rajonit ka humbur një trajner të respektuar dhe një profesionist të përkushtuar.(INA)

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ish trajneri i fc shkupit nderron jete ne mes te ndeshjes ne serbi 69091e8fea214
Lajmi i mëparshëm

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi

artan hoxha sot u pa qe shkarkimi i veliajt ishte vendim politik u rrezua presidenti dhe kryeministri 690920958bdf2
Lajmi i radhës

Artan Hoxha: Sot u pa që shkarkimi i Veliajt ishte vendim politik! U rrëzua presidenti dhe kryeministri

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë