ish presidenti moisiu jetoj ne nje shtepi te ndertuar 53 vjet me pare 68740b1821dcd

Ish-presidenti Moisiu: Jetoj në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë

July 13, 2025
1 minut lexim

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka treguar se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë edhe pse ka qenë për katër vjet kryetar i shtetit shqiptar.

Në një intervistë për “Off the Record”, ai theksoi se jo vetëm figurat e larta, por edhe deputetët kanë disa shtëpi.

“Të gjitha duhen, dëshira përpjekjet, edhe përplasja, por ka shumë rëndësi si korrupsioni… e kam thënë se unë me atë shtëpi kam 53 vjet, por nuk është një shtëpi e keqe, por nuk është bashkëkohore. Ama nuk është sekret të them që jo figurat e larta, por edhe çdo deputet ka shtëpi në det, në mal e në kodër, disa të deklaruara dhe disa të padeklaruara dhe me çfarë u bënë? Rrogat ne i dimë”.

Ish-presidenti tha se më shqetësuese është fakti që zyrtarët shpesh mohojnë akuzat, duke e quajtur shpifje:

“Unë e vras mendjen të gjej mundësinë si të rregullohem. Më e keqja është se thonë se janë në rregull dhe janë shpifje. Këta të bëjnë edhe budalla.”

Moisiu i bëri thirrje drejtësisë së re që të jetë më e kujdesshme dhe të punojë mbi dokumente konkrete:

“Po të nxjerrësh faktet, s’mund të thonë se këto gjëra nuk ekzistojnë. Të marrim grupin e pallateve ‘Partizani’, ajo ka qenë tokë e blerë nga italianët. Si janë dokumentet, nuk i di. Nuk bëhet asgjë pa dokumente. Edhe nëse nuk janë këtu, gjenden në Itali. Arkivat të shkojnë dhe t’i marrin, t’ua mbyllin gojën”, tha Moisiu./A2

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

te famshmit e pranishem ne finalen e wimbledonit 6873f857593ef
Lajmi i mëparshëm

Të famshmit e pranishëm në finalen e Wimbledonit

media e bosnjes per sfiden e kosoves ne armeni nje skene qe i tremb te gjithe serbet 68740b53972a0
Lajmi i radhës

Media e Bosnjës për sfidën e Kosovës në Armeni: Një skenë që i tremb të gjithë serbët

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë