ish keshilltari i thacit marshi i 12 shtatorit gjithepopullor 6a946d168acc3

​Ish-këshilltari i Thaçit: Marshi i 12 shtatorit, gjithëpopullor

August 30, 2026
1 minut lexim

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Ardian Arifaj, ka folur për marshin e paralajmëruar më 12 shtator në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Arifaj tha se protesta është menduar si një aktivitet gjithëpopullor dhe se ftesa u drejtohet të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë politike.

“Sa di unë janë të ftuar të gjithë dhe nuk di që ka aty diskutime kush me u thirr e kush mos me u thirr, sepse marshi është ideuar ashtu që të jetë gjithëpopullor edhe ftesa është për të gjithë sepse nuk është në pyetje pra vetëm fati i Hashim Thaçit ose Kadri Veselit ose Jakup Krasniqit ose Rexhep Selimit ose dhe të tjerët që janë në Hagë nuk është pyetje vetëm fakti fati i tyre është i tërë Kosovës edhe e ardhmja jo vetëm e kaluara por dhe e ardhmja e shtetit të Kosovës se sa do të pranohet sa do të kontestohet në të ardhmen se nëse do të kemi një vendim çfarë nuk e dëshirojmë, nuk e presim”, tha Arifaj.

Sipas tij, një vendim i pafavorshëm nga Gjykata Speciale do të mund të ndikonte edhe në mënyrën se si Kosova e ndërton narrativën për të kaluarën dhe të ardhmen e saj.

Arifaj gjithashtu tha se marshi i 12 shtatorit pritet të jetë kulmi i një fushate dhe aktivitetesh që tashmë kanë nisur në komunat e Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kostovski dhe kryeziu arsyetojne mbylljen e paraleles zevendesministri sulejmani paralelja shqipe ne penko sduhet te mbyllet 6a94569a04586
Lajmi i mëparshëm

Kostovski dhe Kryeziu arsyetojnë mbylljen e paraleles! Zëvendësministri Sulejmani: Paralelja shqipe në Penko s’duhet të mbyllet

u kap mat me postim fake ne emer te rames justifikohet jorida tabaku 6a946d937cad6
Lajmi i radhës

U kap “mat” me postim fake në emër të Ramës, justifikohet Jorida Tabaku

Të fundit nga

ShkoLartë