irm ja me nisme deri te gjykata kushtetuese kunder faturave paushalle per rryme elektrike 68a2e5e242a00

IRM-ja me nismë deri te Gjykata Kushtetuese kundër faturave paushallë për rrymë elektrike

August 18, 2025
1 minut lexim

Shoqata e Inxhinierëve të Republikës së Maqedonisë (IRM) ka paraqitur një nismë deri te Gjykata Kushtetuese për shfuqizimin e nenit 31 nga Rregullat për furnizim me energji elektrike dhe rishikimin e pjesëve të nenit 185 nga Ligji i ri për energjetikë. Arsyeja, siç theksojnë nga IRM, është praktika e vazhdueshme e lëshimit të të ashtuquajturave “fatura paushallë për rrymë”, ndërkaq sipas tyre, që nga 29 maji 2025 ligji kërkon që faturat të bazohen ekskluzivisht në konsumin real të matur përmes leximit të matësve.

“Në faturat e EVN-së është vendosur një kolonë e titulluar “Metoda e leximit të matësit: O = Leximi; M = Gjendja e vlerësuar”, ku konsumatorëve u faturohet rryma bazuar në vlerësime dhe jo në konsumin real. Kjo përbën shkelje të ligjit, pasiguri ligjore dhe rrezik që qytetarët të shkëputen padrejtësisht nga rrjeti si debitorë. Me këtë veprim, është ndërmarrë një hap i fundit në përballje me arbitraritetin e EVN-së dhe nga Gjykata Kushtetuese kërkohet t’i japë fund praktikës së faturimit paushallë. Deri te opinioni dhe institucionet është vendosur link për tekstin e plotë të nismës”, theksohet në kumtesën e IRM-së.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bujar osmani prezantoi syri qytetar kater mekanizma kunder korrupsionit ne cair 68a2e5d615aa4
Lajmi i mëparshëm

Bujar Osmani prezantoi „Syri Qytetar“ – katër mekanizma kundër korrupsionit në Çair

komunikacioni ne rruget shteterore po zhvillohet pa probleme ne rruge te thata 68a2eb0fd32be
Lajmi i radhës

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata

Të fundit nga

ShkoLartë