Emiratet e Bashkuara Arabe janë sulmuar sërish nga Irani.
Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi dhe Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive njoftuan të shtunën se sistemet e mbrojtjes ajrore ishin aktualisht të angazhuara.
Njerëzve iu kërkua të qëndronin në një vend të sigurt.
Ministria e mbrojtjes e vendit shtoi: “Mbrojtja ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe aktualisht po përballet me sulme me raketa dhe dronë që vijnë nga Irani, dhe Ministria e Mbrojtjes konfirmon se tingujt e dëgjuar në zona të shpërndara të vendit janë rezultat i sistemeve të mbrojtjes ajrore që kapin raketa balistike dhe avionëve luftarakë që kapin dronë që lëvizin në ajër”.
Burimi: opinion.al


