Qendra e re u hap të martën, më 10 nëntor, dhe ofron trajnime për përdorimin e armëve të zjarrit, ushtrime vetëmbrojtjeje dhe simulime të situatave luftarake.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale shfaqen gra duke zhvilluar ushtrime me armë dhe duke kaluar nëpër pista të posaçme me kabllo ajrore, nën drejtimin e instruktorëve.
Kjo nismë synon përgatitjen e qytetarëve për mbrojtjen e vendit në rast të një ndërhyrjeje të huaj ushtarake.
Sipas raportimeve, kjo është qendra e katërt e këtij lloji në kryeqytetin iranian, por e para që u dedikohet vetëm grave. Qendra të ngjashme kanë nisur aktivitetin që prej datës 2 nëntor.
Trajnimi përfshin gjithashtu njohjen me dronët dhe sisteme të tjera ushtarake, ndërsa autoritetet iraniane synojnë të rrisin gatishmërinë e popullsisë përballë mundësisë së një operacioni ushtarak amerikan në territorin e vendit.
Burimi:TV21


