alarm per bombe ne 6000 shkolla ne itali evakuohen nxenesit dhe stafi 6af493b888c73

Alarm për bombë në 6000 shkolla në Itali, evakuohen nxënësit dhe stafi

November 11, 2026
1 minut lexim

Në Itali është lëshuar një alarm për bombë në mbi 6 mijë shkolla, pas një emaili anonim kërcënues, ku pretendohej se ishte vendosur një pajisje shpërthyese me telekomandë. Nxënësit dhe stafi u evakuuan, ndërsa kontrollet e policisë nuk zbuluan rrezik konkret.

Sipas ANSA, hetimet zbuluan se emaili ishte dërguar nga një llogari e komprometuar e Universitetit Daye në Tajvan, që dyshohet se i përkiste një ish-studenti.

Mesazhi, i nënshkruar nga një person me emrin Mikhail Andropov, lidhet me kërcënime të ngjashme të ditëve të fundit në disa vende evropiane.

Qeveria italiane e cilësoi rastin pjesë të një fenomeni ndërkombëtar të sulmeve kibernetike, që synojnë përhapjen e panikut dhe destabilizimin. Ministrat Crosetto dhe Piantedosi kanë shprehur gatishmërinë për të raportuar urgjentisht në Parlament. Ndërkohë, ministri i Jashtëm Antonio Tajani deklaroi se edhe ai dhe familjarët e tij, përfshirë të miturit, kanë qenë objekt kërcënimesh kibernetike.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

irani stervit grate per lufte hap qendren e pare ushtarake vetem per femrat ne teheran 6af4938264b75
Lajmi i mëparshëm

Irani stërvit gratë për luftë, hap qendrën e parë ushtarake vetëm për femrat në Teheran

rritja e cmimit te rrymes deri ne 5 qeveria pergatit masa per te zbutur shtrenjtimin 6af4940f0c509
Lajmi i radhës

Rritja e çmimit të rrymës deri në 5%, qeveria përgatit masa për të zbutur shtrenjtimin

Të fundit nga

ShkoLartë