irani paralajmeron evropen nese perfshiheni ne lufte do te jeni objektiv 69ab52ad65ee2

Irani paralajmëron Evropën: Nëse përfshiheni në luftë, do të jeni objektiv

March 7, 2026
1 minut lexim

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Majid Takht-Ravanchi, ka paralajmëruar vendet evropiane që të mos përfshihen në konfliktin kundër Iranit, duke theksuar se çdo shtet që merr pjesë në sulme do të konsiderohet objektiv legjitim për hakmarrje.



Në një intervistë për France 24, ai tha se Teherani i ka informuar tashmë vendet evropiane dhe aktorët e tjerë ndërkombëtarë që të tregojnë kujdes dhe të mos përfshihen në atë që e cilësoi si një luftë agresioni kundër Iranit.

“Ne i kemi informuar evropianët dhe të gjithë të tjerët se duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos përfshihen në këtë luftë agresioni kundër Iranit”, deklaroi Takht-Ravanchi.

Ai paralajmëroi gjithashtu se çdo vend që mbështet ose merr pjesë në sulmet kundër Iranit do të përballet me pasoja.

“Nëse ndonjë vend merr pjesë në agresionin e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, ai do të jetë gjithashtu një objektiv legjitim për hakmarrje nga Irani”, theksoi ai.

Sulmet e nisura javën e kaluar nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli goditën objektiva në Iran, duke shkaktuar dëme të mëdha në industrinë ushtarake dhe në institucione strategjike të vendit. Sipas raportimeve, sulmet kanë shkaktuar edhe viktima mes zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe liderin suprem të Iranit, Ali Khamenei, si dhe disa familjarë të tij dhe drejtues institucionesh shtetërore dhe ushtarake.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sali ndryshuam qasjen ndaj agjendes reformuese me qellim qe te kemi qasje me te lehte ne fondet evropiane 69ab523602a1e
Lajmi i mëparshëm

Sali: Ndryshuam qasjen ndaj Agjendës Reformuese me qëllim që të kemi qasje më të lehtë në Fondet Evropiane! 

privohet nga liria hajni i kumanoves i denuar me 5 vjet burg 69ab58c52b9e6
Lajmi i radhës

Privohet nga liria hajni i Kumanovës i dënuar me 5 vjet burg

Të fundit nga

Pogradeci shkruan historinë

Pogradeci fitoi për herë të parë në historinë e tij Kupën e Shqipërisë në volejboll për femra. Në finalen e luajtur të premten në mbrëmje në sallën sportive në Farkë, skuadra e
ShkoLartë