irani leshon 10 raketa balistike drejt nje baze amerikane ne jordani 6a4fbe6685403

Irani lëshon 10 raketa balistike drejt një baze amerikane në Jordani

July 9, 2026
1 minut lexim

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) njoftuan se të enjten kanë lëshuar dhjetë raketa balistike drejt një baze ushtarake amerikane në Jordani.



Sipas deklaratës së IRGC-së, objektiv i sulmit ishte baza ushtarake Azraq, në veri të Jordanisë, e njohur edhe si Baza Ajrore Muwaffaq Salti. Sipas autoriteteve iraniane, SHBA-ja ka rritur ndjeshëm praninë ushtarake në këtë bazë gjatë konfliktit me Iranin.

Në deklaratën e saj, IRGC paralajmëroi se nëse Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë me ato që i cilëson si “akte agresioni”, edhe baza të tjera amerikane në rajon mund të bëhen objektiv i sulmeve.

“Nëse ushtria amerikane përsërit aktet e saj të agresionit, baza të tjera amerikane në rajon nuk do t’i shpëtojnë goditjeve të rënda”, thuhet në deklaratën e Gardës Revolucionare.

Ndërkohë, autoritetet jordaneze thanë se nuk ka raportime për dëme materiale apo viktima. Zëdhënësi i qeverisë, Mohammad Al-Momani, deklaroi në platformën X se të gjitha raketat u interceptuan dhe u neutralizuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski maqedonia ka inflacionin me te ulet ne rajon 6a4fac70e17b8
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Maqedonia ka inflacionin më të ulët në rajon

momente tensioni ne uren e bruklinit burri ecen mbi kabllot ne lartesi te madhe bllokohet trafiku 6a4fc2f38a21f
Lajmi i radhës

Momente tensioni në Urën e Bruklinit/ Burri ecën mbi kabllot në lartësi të madhe, bllokohet trafiku

Të fundit nga

ShkoLartë