ipad pro i ardhshem do te kete dy kamera selfie 687f5f2644600

iPad Pro i ardhshëm do të ketë dy kamera selfie

July 22, 2025
1 minut lexim

iPad Pro me çipin M5 pritet do të bëjë selfie po aq të mia si në modalitetin horizontal edhe atë vertikal. Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple do të shtojë një kamër të dy selfie në cepin e ekranit të iPad Pro të ardhshëm në fund të vitit.

Mund të duket si një ndryshim i vogël por përdoruesit e iPad Pro mund ta përdorin kamerën e re për të vendosur objektet e fotos në qendër ose për telefonatat Facetime.

Krahasuar me modelet e kaluara të iPad, përdoruesit e iPad Pro të ardhshëm me çipin e fundit të Apple nuk kanë më nevojë të vrasin mendjen ku gjendet kamera selfie. Në të kaluarën modelet iPad kishin vetëm një kamër selfie në mesin e ekranit në modalitetin vertikal por që Apple vendosi ta ndryshonte.

Ata që përdornin kryesisht tabletin horizontalisht e mirëpritën ndryshimin por ata që preferonin ta përdornin vertikalisht u zhgënjyen. Madje për ta ishte edhe e vështirë që qaseshin në tablet përmes Face ID.

Përveç kamerës së shtuar selfie, iPad Pro i ri duhet të ketë përmirësim të performancës më shumë efikasitet energjie falë çipit të përmirësuar M5. Së bashku me iPad Pro, Apple do të përditësojë edhe Vision Pro, MacBook Pro, Mac Mini dhe iMac me çipet e gjeneratës së re. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perpjekja e giorgia melonit per reformimin e drejtesise italiane kalon ne senat 687f5d8262de8
Lajmi i mëparshëm

Përpjekja e Giorgia Melonit për reformimin e drejtësisë italiane kalon në Senat

grate ne politike fatkeqesisht asnje kandidate femer shqiptare per kryetar komune 687f608dadc05
Lajmi i radhës

Gratë në politikë – fatkeqësisht asnjë kandidate femër shqiptare për kryetar komune!

Të fundit nga

ShkoLartë