iotova pa bullgaret ne kushtetute nuk ka perparim per maqedonine drejt be se 69904fbf0024f

Iotova: Pa bullgarët në kushtetutë, nuk ka përparim për Maqedoninë drejt BE-së

February 14, 2026
1 minut lexim

Presidentja në detyrë e Bullgarisë, Iliana Iotova, deklaroi se Sofja është e shqetësuar nga informacionet se Maqedonia e Veriut po shqyrton mënyra alternative për hapjen e kapitujve të tjerë në negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, në vend që të fillojë me klasterin e parë që lidhet me të drejtat e njeriut.

Sipas saj, pikërisht klasteri i parë përbën bazën e gjithë procesit negociues dhe Bullgaria nuk do të pranojë anashkalimin apo shtyrjen e tij.

Maqedonia e Veriut të mos mashtrohet se ka rrugë më të shkurtër; deri në qershor duhet të zgjidhet çështja nëse ende dëshiron të jetë pjesë e BE-së”, deklaroi Iotova.

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ajo realizoi takim me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, me të cilin bisedoi për zgjerimin e Bashkimit Evropian, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe qëndrimin bullgar lidhur me procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut.

Iotova përsëriti se pa ndryshime në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut dhe pa përfshirjen e bullgarëve si pjesë e popujve në shtet, nuk do të ketë përparim në procesin e integrimit evropian. Sipas saj, këto kushte janë në përputhje me kriteret evropiane dhe janë pjesë e kornizës së dakorduar.

Ajo theksoi se deri në qershor, me angazhimin e Bullgarisë dhe partnerëve evropianë, duhet të gjendet një zgjidhje nëse Maqedonia e Veriut dëshiron të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në fund, Iotova shtoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbrojë fuqishëm interesat e saj kombëtare brenda institucioneve evropiane dhe në NATO, duke theksuar se Evropa duhet të marrë përgjegjësi më të madhe për sigurinë dhe të ardhmen e rajonit, sidomos duke pasur parasysh rolin e Bullgarisë si kufi i jashtëm i BE-së.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ushtria amerikane po pergatitet per operacione disajavore kunder iranit 699049c285ab1
Lajmi i mëparshëm

Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disajavore kundër Iranit

1 milion dollare per nje foto me burak ozcivit 699051f6d205b
Lajmi i radhës

1 milion dollarë për një foto me Burak Ozçivit?

Të fundit nga

FHK-ja konfirmohet në Kategorinë A 

Federata e Hendbollit e Kosovës vazhdon të jetë prej federatave sportive kryesore në vend. Këtë pos sukseseve të vazhdueshme e dëshmon edhe kategorizimi i federatave sportive të cilin e bën Ministria e
ShkoLartë