interi ka refuzuar dy oferta te medha nga anglia per bastonin dhe frattesin 68a2d898019ff

Interi ka refuzuar dy oferta të mëdha nga Anglia për Bastonin dhe Frattesin

August 18, 2025
1 minut lexim

Inter mund të ndahet me disa lojtarë të skuadrës së parë para përfundimit të afatit kalimtar veror, por nuk ka asnjë interes të heqë dorë nga Alessandro Bastoni apo Davide Frattesi, pavarësisht interesimit të raportuar nga Chelsea dhe Newcastle gjatë kësaj vere. 

Zikaltërit synojnë të grumbullojnë rreth 30-35 milionë euro përmes shitjes së Kristjan Asllanit te Bologna dhe Nicola Zaleëskit te Atalanta. 

Gjithashtu, Interi po synon të sjellë një mbrojtës të ri këtë verë, por vetëm nëse ndodh një dalje, pra, një sistem “një jashtë, një brenda”. 

Raportet e fundit thonë se Benjamin Pavard është lojtari që më së shumti pritet të sakrifikohet për të bërë vend për përforcime të reja. 

Megjithatë, këta nuk janë të vetmit lojtarë të Interit që kanë tërhequr interes nga klubet e tjera këtë verë. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiperia po behet me e shtrenjte rriten qirate dhe ngrihet cmimi i kafese ne korrik 68a2d837db23f
Lajmi i mëparshëm

Shqipëria po bëhet më e shtrenjtë, rriten qiratë dhe ngrihet çmimi i kafesë në korrik

ky eshte serbi qe u arrestua per krime lufte ne zonen e vushtrrise 68a2d8a5dbf9f
Lajmi i radhës

Ky është serbi që u arrestua për krime lufte në zonën e Vushtrrisë

Të fundit nga

ShkoLartë