interi hedh syte nga sasuolo nje mbrojtes ne radaret zikalter 694a63334c5b1

Interi hedh sytë nga Sasuolo, një mbrojtës në radarët zikaltër

December 23, 2025
1 minut lexim

Interi po ndjek me vëmendje Tarik Muharemoviç, një nga mbrojtësit më premtues të Sasuolos. I ri, me një pagë të përballueshme dhe i aftë të luajë si në qendër të mbrojtjes ashtu edhe në krahun e majtë, boshnjaku po fiton gjithnjë e më shumë vlerësim në ambientin zikaltër.

Drejtuesit e Interit po mendojnë një lëvizje që në merkaton e janarit, si për të paraprirë konkurrencën e klubeve të tjera, ashtu edhe për shkak të situatës së Stefan De Vraj.

Mbrojtësi holandez ka gjetur pak hapësira në rotacionet e Kristian Kivut dhe po vlerëson largimin për të pasur më shumë minuta në prag të Botërorit të verës.

Vetëm në rast të largimit të De Vraj, Interi do të tentojë konkretisht afrimin e Muharemoviç, duke investuar te një profil i ri dhe perspektivë për të ardhmen.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kerkon shfuqizimin e masave te sigurise mbahet sot seanca ne kushtetuese per ish ministrin e shendetesise ilir beqaj 694a62d47eb47
Lajmi i mëparshëm

Kërkon shfuqizimin e masave të sigurisë, mbahet sot seanca në Kushtetuese për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj

ps kerkon perjashtimin e 29 deputeteve te pd anetaret terhiqen per vendimin sherr te zyra e ulsi manjes 694a63e582460
Lajmi i radhës

PS kërkon përjashtimin e 29 deputëteve të PD/ Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra e Ulsi Manjës

Të fundit nga

ShkoLartë