interi dhe milani joshin gilan 695d1075daed3

Interi dhe Milani joshin Gilan

January 6, 2026
1 minut lexim

Interi dhe Milani po monitorojnë me vëmendje mundësitë e tregut, si në janar, ashtu edhe në verë.

Në këtë kuadër hyn Mario Gila, mbrojtësi spanjoll i Lazios, kontrata e të cilit skadon në vitin 2027 dhe për të cilin ende nuk ka hapa konkretë për rinovimin.

Agjenti i tij, Alejandro Camano, foli për “Calciomercato”, duke shmangur zërat për të ardhmen:

“E ardhmja e klientit tim, që është edhe mik i imi, është thjesht ndeshja e radhës dhe të fitojë gjithçka që mundet me Lazion. Gjëja më e rëndësishme është ndeshja e ardhshme (kundër Fiorentinës)”. 

Edhe për rinovimin, Camano ishte i qetë: “Ka ende një vit e gjysmë kontratë. Tani rëndësi ka vetëm të fitojë ndeshjen e radhës”.

Megjithatë, emri i Gila pritet të vazhdojë të qarkullojë në ambientet e klubeve milaneze. Ai u transferua te Lazio në vitin 2022 për rreth 6 milionë euro.

Aktualisht, kërkesa e Claudio Lotito është 25–30 milionë euro, edhe për shkak të 50% të kartonit që i takon Real Madridit në rast rishitjeje.

Camano, që është edhe agjenti i Lautaro Martínez, mohoi kontaktet me Interin dhe Milanin: “Ai është i përqendruar vetëm tek e tashmja, sepse dëshiron të fitojë me fanellën e Lazios”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nuk zbatoi protokollin plas keq ne spital mjekut si mbajne nervat dhunon kryeinfermieren 695d1016efe58
Lajmi i mëparshëm

“Nuk zbatoi protokollin!”/ Plas keq në spital, mjekut s’i mbajnë nervat, dhunon kryeinfermieren

probleme nga reshjet e shiut edhe ne has demtohen pjese te trasese ne rruget e fshatrave 695d11248084b
Lajmi i radhës

Probleme nga reshjet e shiut edhe në Has, dëmtohen pjesë të trasesë në rrugët e fshatrave

Të fundit nga

ShkoLartë