inter perisic gati te beje gjithcka per tu kthyer te interi mesazh i qarte ndaj psv 6974af52ccec7

Inter, Perisic, gati të bëjë gjithçka për t’u kthyer te Interi; mesazh i qartë ndaj PSV

January 24, 2026
1 minut lexim

Ivan Perisic kërkon të kthehet te Interi dhe Interi kërkon të ketë sërish në radhët e tij futbollistin kroat, sepse ka nevojë për të, pavarësisht moshës së futbollistit që në 2 shkurt do të festojë 37 vjetorin e tij të lindjes. Kjo sepse është një futbollist gati sic u kërkua edhe nga Chivu në takimin e përjavshëm me drejtuesit e klubit zikaltër.

Por edhe PSV Eindhoven është i qartë në qëndrimin e tij: deri në përfundim të fazës së parë të Ligës së Kampioneve  nuk bëhet fjalë që të lejohet largimi i kroatit nga skuadra. Me fjalë të tjera deri të mërkurën, pas ndeshjes vendimtare me Bayernin nuk do të ketë nisje të bisedimeve për Perisic. Por klubi holandez e di se me apo pa playoffin do të duhet të bëjë llogaritë me dëshirën e Perisic që është gati të bëjë gjithçka që të kthehet te Interi, diçka që mund të rezultojë vendimtare

Me Dumfries do të kthehet në Milano, javën e ardhshme për të nisur riatletizimin dhe synon kthimin në fushën e lojës në fund të shkurtit, nevoja për një futbollist krahu është e qartë. Luis Henrique edhe pse në ndeshjen me Pisa u zëvendësua e kaloi klasën nga Chivu, por ai ka karakteristika të tjera nga ai i profilit të lojtarit që kërkon Interi. klubi milanez nuk ka ndërmend të largojë brazilianit duke refuzuar ofertën zyrtare të Besiktas, por është në kërkimi të një mesfushori krahu me tipare sulmuese.

Perisic është në gjendje që të luajë si në krahun e majtë ashtu edhe në të djathtë, është mundësia që nuk duhet humbur për Interin, te i cili të gjitha pjesët e puzzle duhen vendosur në vendin e tyre dhe për këtë arsye duhet që edhe kroati të bëjë të tijën dhe nga çfarë mësohet, ai tashmë po e bën detyrën e tij.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pasojat e shirave te dendur ne gjirokaster shembet banesa ne dhoksat familja ne qiell te hapur 6974aef603cc4
Lajmi i mëparshëm

Pasojat e shirave të dendur në Gjirokastër/ Shembet banesa në Dhoksat, familja në qiell të hapur

trafikuan 2 4 ton marijuane e kokaine gjykata e apelit le ne burg 8 anetaret e grupit rraja mes tyre dhe djali i ish deputetit te ps 6974b003705b1
Lajmi i radhës

Trafikuan 2.4 ton marijuanë e kokainë/ Gjykata e Apelit lë në burg 8 anëtarët e grupit Rraja, mes tyre dhe djali i ish-deputetit të PS

Të fundit nga

ShkoLartë