inteligjenca artificiale eshte fajtori kryesor per nje lufte ne fushen teknologjike 68a50bfa9e50d

Inteligjenca artificiale është fajtori kryesor për një “luftë” në fushën teknologjike

August 20, 2025
1 minut lexim

Po zhvillohet një valë e re e “luftës së kërkuesve” (search engines), e nxitur nga mjetet e inteligjencës artificiale dhe agjentët e tyre.

Kompania amerikane, Palo Alto Networks publikoi rezultatet financiare për tremujorin e katërt të vitit fiskal 2025, duke paralajmëruar se inteligjenca artificiale po hap një kapitull të ri në sfidat e sigurisë.

Drejtori ekzekutiv Nikes Arora theksoi se zhvillimi i agjentëve të AI, të fuqizuar nga gjigantët si Microsoft, Google, OpenAI dhe Perplexity, po rikthen në skenë një lloj “luftë kërkuesish”.

Sipas tij, mjetet e reja u lejojnë përdoruesve të rezervojnë restorante apo akomodim direkt përmes shfletuesit, por kjo njëkohësisht paraqet një rrezik serioz sigurie për kompanitë.

“Çka është fantastike për konsumatorin, është e rrezikshme për biznesin. Asnjë kompani nuk do të dëshirojë një shfletues me agjentë të lirë pa asnjë kontroll,” tha Arora.

Zgjidhja, sipas tij, qëndron te shfletuesit e sigurt për biznes, dhe Palo Alto është njëra nga kompanitë që ofron këtë lloj shfletuesi.

Arora është optimist dhe paralajmëron se Palo Alto do të bëhet në vitin fiskal 2026 kompania e parë e fokusuar në sigurinë kibernetike që do të kalojë pragun e 10 miliardë dollarëve të ardhura vjetore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bajqinovci vv ja do e respekton vendimin e kushtetueses 68a50b21da307
Lajmi i mëparshëm

Bajqinovci: VV-ja do e respekton vendimin e Kushtetueses

tymi mund te ndikoje te njerezit shume me teper sesa vete zjarret 68a50c367ef5e
Lajmi i radhës

Tymi mund të ndikojë te njerëzit shumë më tepër sesa vetë zjarret

Të fundit nga

ShkoLartë