Meta do të integrojë një asistent me Inteligjencë Artificiale në Facebook Dating.
Chatbot-i do të ndihmojë përdoruesit të gjejnë personat të cilët janë më të ngjashëm me atë që kërkojnë. Meta mund t’iu sugjerojë përdoruesve që të gjejë një vajzë apo djalë në fushën e tyre të profesionit apo që IA të rregullojë profilin e tyre.
Meta thotë se “po ndihmon njerëzit të shmangin lodhjen e rrëshqitjes” me opsionin Meet Cute ku çdo javë përdoruesve u rekomandohet një “kombinim surprizë” që zgjidhet duke u bazuar te algoritmi.
Sipas kompanisë, kombinimet e Facebook Dating në moshat 18-29 vjeç janë rritur me 10% vit pas viti dhe qindra mijëra përdorues krijojnë profile çdo muaj. Gjithsesi kjo mbetet një shifër e vogël krahasuar me Tinder që ka 50 milionë përdorues aktivë në ditë dhe Hinge që ka 10 milionë.
IA po kthehet në një domosdoshmëri në aplikacionet e takimeve. Edhe aplikacionet e reja si Sitch janë përpjekur që të evidentohen përmes saj.
Match Group, i cili ka në pronësi Tinder, Hinge, OKCupid etj, firmosi një bashkëpunim me OpenAI vitin e shkuar, i cili është pjesë e një investimi prej 20 milionë dollarësh nga kompania.
Burimi: botasot.info


