intel zbulon daten e debutimit te procesoreve core ultra me teknologjine me te fundit 650a0bf9edc95

Intel zbulon datën e debutimit të procesorëve Core Ultra me teknologjinë më të fundit

September 19, 2023
1 minut lexim

Pas disa vitesh spekulime, procesorët “Meteor Lake” të Intel më në fund do të vinë për kompjuterët personalë më 14 Dhjetor.

Emërtuar si “Core Ultra” si pjesë e skemës së re të brandimit të kompanisë, do të jenë çipet e para ndërtuar mbi arkitekturën “Intel 4” që në të vërtetë është 7-nanometër.

Janë procesorët e parë që kanë të integruar një NPU (Neural Processing Unit) për të përshpejtuar performancën në proceset AI. Pothuajse në çdo drejtim, çipet Core Ultra sinjalizojnë drejtimin që Intel me merr: atë të ndërtimit të çipeve efikase por të fuqishme të cilat mund të përballojnë kërkesa në rritje të inteligjencës artificiale.

Fillimisht Intel do të përqendrohet vetëm tek laptopët me çipet Core Ultra. Spekulohet se kompania do të rifreskojë procesorët Raptor Lake (gjenerata e 14-të). Edhe pse lëvizja e Intel për favorizimin e çipeve për laptopët duke e papritur, në një farë mënyre merr kuptim për shkak të efikasitetit të Meteor Lake, diçka që desktopët nuk e vuajnë aq shumë.

Core Ultra është një demonstrim i inovacioneve më të fundit të Intel dhe ndërtohen mbi paketimin FEVEROS 3D: me bërthama të reja P dhe E dhe fokus të lartë tek efikasiteti.

Intel thotë se grafikat do të jenë deri në dy herë më të fuq ishme sesa gjenerata e kaluar. Detajet rreth Core Ultra nuk janë publikuar ende e as planet e kompanisë për gjeneratën e 14-të. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

serish po perhapet covid 19 ne gjermani rritet numri i te infektuarve me coronavirus 650a077fb5df0
Story i mëparshëm

Sërish po përhapet COVID-19 në Gjermani – rritet numri i të infektuarve me coronavirus

neser rama kryeson debatin ne keshillin e sigurimit nevoje thelbesore per nje veprim efektiv shumepalesh 650a0d240148c
Story i radhës

Nesër Rama kryeson debatin në Këshillin e Sigurimit: Nevojë thelbësore për një veprim efektiv shumëpalësh

Të fundit nga

ShkoLartë