integrimi ruzhin askush smund te jap garanci 6a205297d1c15

Integrimi / Ruzhin: Askush s’mund të jap garanci

June 3, 2026
1 minut lexim
Nano Ruzhin

Profesori Nano Ruzhin beson çfarëdo garancish që t’i jepte Brukseli Shkupi nuk do të garantonin integrimin e një vendi në të ardhmen. Ruzhin në intervistë për Alsat thotë se vendi duhet të mendojë në drejtim të zbatimit të ndryshimeve kushtetuese dhe nuk beson se Sofja do të ketë kërkesa të tjera sa i takon identitetit dhe gjuhës.

“Do të duhet të mendohet rreth futjes së pakicës bullgare dhe të tjerëve në preambulën e Kushtetutës tonë”, deklaroi Nano Ruzhin, profesor.

– Qeveria për këtë kërkon garanci. Cilat do të ishin garancitë që BE-ja mund t’i japë Maqedonisë që të mund të bëhen këto ndryshime kushtetuese?

“Ato garanci do të jepeshin vetëm kushtimisht. Sepse të themi, ata na thonë se nëse e zgjidhni këtë çështje, rrugën e keni të hapur dhe të bëheni pjesë e BE-së. Por, nëse ndodh, flas hipotetikisht, të ketë sulm shtetëror, të ketë luftë, asnjë vend nuk mund të bëhet anëtare në ato kushte. D.m.th. askush nuk mund t’u garantojë para kohe se ju do të bëheni anëtare. Mendoj se raporti i fuqive në Këshill është i tillë që do të ishte e pashembullt që pas futjes së bullgarëve në Kushtetutë, Bullgaria të kërkojë edhe kushte të tjera. Kjo do të ishte precedent sepse ka edhe një kulturë politike në BE”, theksoi Nano Ruzhin, profesor./Alsat.mk.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump dhe netanyahu ndahen per iranin diplomaci apo lufte 6a204865e99af
Lajmi i mëparshëm

Trump dhe Netanyahu ndahen për Iranin, diplomaci apo luftë?

trump i thashe netanyahut se eshte i cmendur por ne punojme mire se bashku 6a20649178fd5
Lajmi i radhës

Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku

Të fundit nga

​Protesta e 24-të për Zvërnecin në Tiranë

Në Tiranë u zhvillua pasditen e sotme protesta e 24-t kundër projektit të planifikuar në Zvërnec. Qytetarët u mblodhën sërish në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt godinës së Kryeministrisë. Pankartat
ShkoLartë