institucionet dhe partite politike nderojne viktimat e 11 shtatorit 6aa3965798643

Institucionet dhe partitë politike nderojnë viktimat e 11 Shtatorit

September 11, 2026
1 minut lexim

Institucionet dhe partitë politike në Kosovë do të nderojnë sot viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në SHBA, përmes homazheve te memoriali “Kosova kujton”, në Prishtinë.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe përfaqësues të partive politike do të bëjnë të homazhe te memoriali “Kosova kujton”, në nderim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktiviteti i parë do të nisë në orën 09:00, kur Haxhiu dhe Kurti do të vendosin lule pranë memorialit, i cili ndodhet në oborrin e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Pas homazheve, ata do të mbajnë edhe fjalë rasti.

Në orën 09:40, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, së bashku me deputetët e PDK-së, do të bëjnë homazhe te memoriali “Kosova kujton”.

Ndërkaq, në orën 10:00, homazhe do të bëjë edhe një delegacion i Aleancës, në nderim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001.

Memoriali “Kosova kujton” është ngritur në shenjë solidariteti dhe kujtimi për viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në SHBA, në të cilat humbën jetën rreth 3 mijë persona.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjykata supreme rrezon vendimin per aksidentin tragjik te durmo turs rasti kthehet ne rigjykim 6aa32b6f92c5a
Lajmi i mëparshëm

Gjykata Supreme rrëzon vendimin për aksidentin tragjik të “Durmo Turs” – rasti kthehet në rigjykim

te rinjte ikin por dhe ata qe mbeten nuk kane ku punojne papunesia e tyre rritet 16 6aa396d140b90
Lajmi i radhës

Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%

Të fundit nga

ShkoLartë