Instagram ofron shkarkimin e Reels publike për të gjithë përdoruesit

November 23, 2023
1 minut lexim

Instagram lançoi opsionin për të shkarkuar Reels në Qershor, por ishte i limituar vetëm për përdoruesit Amerikanë në SHBA.

Tani shefi i Instagram, Adam Mosseri, njoftoi se funksionaliteti është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit. Kushdo në aplikacion tashmë mund të shkarkojnë Reel që janë publike në pajisjet e tyre dhe jo vetëm ri ruajnë për ti parë më vonë.

Mjafton të klikoni butonin Share dhe të filloni shkarkimin.

Mosseri njoftoi se Reels e shkarkuara do të kenë logon e Instagram dhe username-in e përdoruesit që e kanë publikuar, ngjashëm siç TikTok vepron me videot që shpërndahen në rrjete të tjera sociale.

Instagram tha se do të heqë audion e tyre nëse përmbajnë muzikë të palicencuar në sfond.

Implementimi i një funksionaliteti të tillë i krijoi mundësinë TikTok të tërheqë më shumë përdorues në aplikacion. Së pari krijuesit kanë mundësi të ndajnë klipet e tyre në platforma të ndryshme dhe përdoruesit të cilët nuk kanë një TikTok mund të regjistrohen për të ndjekur krijuesit në fjalë.

Siç duket Instagram po përpiqet të replikojë një strategji të ngjashme. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

U nderua me çmimin “Shqiponja e Artë”, ja reagimi i trajnerit të Kombëtares pas vlerësimit

Story i radhës

Një i mitur palestinez vritet nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor, numri i viktimave shkon në 229

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Pafajshëm – Viktima të Agresionit, është një nga ditët ndërkombëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që shënohet çdo vit më 4 qershor. Kjo ditë u krijua
sqmken
ShkoLartë