instagram me fund do te kete nje aplikacion te dedikuar per ipad 67f927a38a82e

Instagram më fund do të ketë një aplikacion të dedikuar për iPad

April 11, 2025
1 minut lexim

Meta është duke zhvilluar një version të Instagram për iPad sipas The Information. Aktualisht aplikacioni Instagram në iPad është vetëm një version i zmadhuar i aplikacionit krijuar për iPhone.

Por pse ka zgjedhur Meta të krijojë një aplikacion për iPad kur nuk e ka bërë një gjë të tillë prej një dekade? Sipas The Information kjo vjen për shkak të paqartësisë rregullatorë dhe ligjore të TikTok dhe tarifat e Trump.

Kompania i ka rezistuar ndër vite krijimit të një aplikacioni Instagram për iPad. Në Shkurt të 2022, drejtuesi i Instagram Adam Mosseri tha se nuk ka një bazë të madhe përdoruesish për të justifikuar një aplikacion të tillë.

Të njëjtën gjë tha edhe në 2023. Përdorimi i Instagram në iPad duke përdorur Stage Manager është një eksperiencë e pranueshme ndërsa eksperienca në ueb është përmirësuar gjithashtu. Por një aplikacion i dedikuar që përfiton nga avantazhet e një ekran të madh si ai i iPad ka munguar. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

keto jane endrrat me te zakonshme me femije dhe kuptimet pas tyre 67f924d2dbb04
Story i mëparshëm

Këto janë ëndrrat më të zakonshme me fëmijë dhe kuptimet pas tyre

ganiu ne cair po mbjellim shprese per nje te ardhme me te paster dhe te gjelber 67f928c947a19
Story i radhës

Ganiu: Në Çair po mbjellim shpresë për një të ardhme më të pastër dhe të gjelbër

Të fundit nga

ShkoLartë