inflacioni pritet te rritet sejko kane ndikuar tensionet gjeopolitike shtrenjtim i cmimeve ne 6 muajt e ardhshem 6ac66a7235e17

Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm

October 7, 2026
1 minut lexim

Çmimet në Shqipëri mund të marrin një tjetër hov në muajt e ardhshëm.

Guvernatori Gent Sejko në konferencën e politikës monetare paralajmëroi se pasiguritë dhe tensionet gjeopolitike në tregjet ndërkombëtare pritet të sjellin presione të reja mbi inflacionin.

“Përditësimi i parashikimeve tregon se inflacioni ka gjasa të rritet më tej gjatë dy tremujorëve në vijim. Megjithatë, kjo rritje pritet të jetë e moderuar dhe e përkohshme. Më pas, duke filluar nga mesi i vitit të ardhshëm, inflacioni pritet të vijë në rënie graduale drejt objektivit. Nga ana tjetër, vëllimi i aktivitetit ekonomik në vend pritet të rritet me ritme të qëndrueshme dhe pranë potencialit, duke pasqyruar bazat solide të rritjes dhe ambientin stimulues financiar”, u shpreh guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Pavarësisht presioneve të reja mbi çmimet, Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën bazë të interesit. Vendimi vjen ndërsa ekonomia shqiptare vijon të rritet me ritme solide. Në tremujorin e dytë, rritja ekonomike ishte 3.6%, ndërsa kredia për sektorin privat është zgjeruar me 15.4%.

“Bazuar në këto konsiderata, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar qëndrimin e politikës monetare në mbledhjen e sotme. Megjithatë, këto parashikime, si dhe prania e rreziqeve të kahut të sipërm mbi inflacionin, forcojnë premisat për një lëvizje në kahun normalizues të qëndrimit të politikës monetare në të ardhmen”, tha Sejko.

Inflacioni ka kaluar objektivin e Bankës së Shqipërisë duke arritur në 3.2% ndërsa shporta bazë e produkteve ushqimore përbën për familjet shqiptare rreth 40% të shpenzimeve. Një rritje e mëtejshme e inflacionit pritet të ndikojë drejtpërsëdrejti në xhepat e qytetarëve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

haxhiu pasi i dorezoi detyren presidentes se re pergjegjesia per vendin mbetet e perhershme 6ac669f2a3c64
Lajmi i mëparshëm

Haxhiu pasi i dorëzoi detyrën Presidentes së re: Përgjegjësia për vendin mbetet e përhershme

sulmet ruse ne ukraine 22 te vrare dhe dhjetera te plagosur 6ac66ad14f576
Lajmi i radhës

Sulmet ruse në Ukrainë, 22 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të fundit nga

ShkoLartë