infantino zbulon shifrat monetare qe u gjeneruan nga boterori i klubeve 6875089001328

Infantino zbulon shifrat monetare që u gjeneruan nga Botërori i Klubeve

July 14, 2025
1 minut lexim

Kupa e Botës për Klube që u zhvillua për herë të parë në histori me format të ri me 32 ekipe është “gara më e suksesshme e klubeve në botë”, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

“Epoka e artë e futbollit të klubeve ka filluar. Mund të themi me siguri se kjo Kupë e Botës për Klube ka qenë një sukses i madh”, u tha ai gazetarëve në Trump Toëer në Fifth Avenue në Neë York, ku FIFA sapo ka hapur një zyrë.

“Dëgjuam se financiarisht nuk do të funksiononte, se askush nuk do të ishte i interesuar, por mund të them se gjeneruam pothuajse 2.1 miliardë dollarë të ardhura, nga 63 ndeshje. Kjo është një mesatare prej 33 milionë dollarësh për ndeshje”, shtoi ai.

“Asnjë garë tjetër klubesh në botë nuk i afrohet. Është tashmë gara më e suksesshme e klubeve në botë. Sigurisht, do të më kishte pëlqyer shumë që Liverpooli, Arsenali, Manchester Unitedi, Barcelona, Tottenhami, Milani dhe Napoli, të ishin këtu, por duhet të kualifikohesh dhe ka kritere të ndryshme”, përfundoi numri 1 i futbollit botëror. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

avokati i popullit pret banoret ballanca per thethin nuk ka ende ankese nga qytetaret mund te na dergojne edhe sms 68750818962d8
Lajmi i mëparshëm

Avokati i Popullit pret banorët, Ballanca: Për Thethin nuk ka ende ankesë nga qytetarët, mund të na dërgojnë edhe SMS

pushkatimi me 1945 si u pre ne bese komunistet prek calin me kryqin para i thane qe te dorezohej por 687508936e9c5
Lajmi i radhës

Pushkatimi më 1945, si u pre në besë komunistët Prek Calin me kryqin para! I thanë që të dorëzohej, por…

Të fundit nga

ShkoLartë