infantino shqiperia dy fitore larg skenes me te madhe te futbollit ne bote 69407ff59f549

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

December 15, 2025
min lexim

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një videomesazhi vlerësoi progresin e futbollit shqiptar në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025”.

Ai përgëzoi Kombëtaren për kualifikimin për herë të parë në fazën play-off të Kupës së Botës FIFA 2026, si dhe organizimin e suksesshëm të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

Presidenti Infantino përgëzoi FSHF-në për investimet në infrastrukturë, “Shtëpinë e Futbollit” dhe rritjen e numrit të futbollistëve, duke uruar Presidentin Armand Duka, stafin dhe fituesit e mbrëmjes për kontributin e tyre në futbollin shqiptar, transmeton ATSH.

Më poshtë mesazhi i plotë i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino:

“Të dashur miq të futbollit, mirëmbrëma!

Mirëmbrëma i dashur Armand, mirëmbrëma të gjithëve.

Është kënaqësi t’iu drejtohem figurave dhe drejtuesve të futbollit shqiptar me rastin e veçantë të ceremonisë Gala të Topit të Artë.

Kjo ceremoni është kthyer shumë shpejt në një ngjarje e rëndësishme të kalendarit të futbollit me ndjesinë e një eventi tradicional dhe prestigjioz.

Kjo është dëshmi e kreativitetit dhe përkushtimit, pa harruar rritjen mbresëlënëse të lojës së bukur në vendin tuaj të bukur.

Kishte shumë gjëra për t’u duartrokitur gjatë vitit 2025.

Pas paraqitjes impresionuese në EURO 2024, ekipi juaj kombëtar i meshkujve u rendit i dyti në grupin sfidues të Kupës së Botës FIFA 2026 dhe me meritë siguroi një vend në play-off.

Vetëm dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit!

Ndërkohë, organizimi juaj i suksesshëm i Kampionatit Evropian U-17 Shqipëri 2025 tërhoqi vlerësime të larta dhe shumë spektatorë.

Ishte edicioni më i ndjekur që nga viti 2008, dhe tërhoqi mbi 10,000 tifozë në finalen e luajtur në “Arenën Kombëtare” spektakolare në Tiranë.

Pata privilegjin ta vizitoja stadiumin më 2022, kur po ashtu mora pjesë në përurimin e selisë tuaj “Shtëpia e Futbollit”, e cila u ndërtua në partneritet me FIFA-n.

Përkushtimi juaj për bashkëpunim dhe për të përmirësuar infrastrukturën futbolli ka dhënë rezultate të matshme, nga më shumë spektatorë në stadiume te rritja e numrit të futbollistëve.

Urime presidentit Armand Duka, kolegëve dhe stafit që punojnë me përkushtim për të promovuar dhe lartësuar futbollin shqiptar! Dhe sigurisht urime fituesve të mbrëmjes së sotme për arritjet tuaja, dhe për kontributin tuaj në një vit të paharrueshëm për lojën tonë të dashur!”, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shperthen bombola e gazit ne elbasan banesa perfshihet nga flaket 69407f9453b7c
Lajmi i mëparshëm

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

sezoni festiv spektakolar ne digitalb ledion lico paketa me unike ne bote shume evente me nje cmim fare te lire 694080a3ef1d2
Lajmi i radhës

Sezoni festiv spektakolar në DigitAlb, Ledion Liço: Paketa më unike në botë, shumë evente me një çmim fare të lirë

Të fundit nga

ShkoLartë