industria e kanabisit financoi fushaten e trump presidenti do ti ktheje

Industria e kanabisit financoi fushatën e Trump, presidenti do t’i kthejë “borxhin”

August 10, 2025
1 minut lexim

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e ricaktimit të statusit ligjor të marijuanës, duke e klasifikuar ndër substancat narkotike më pak të rrezikshme.



Kjo nismë synon të rifillojë procesin që ishte nisur nga paraardhësi i tij, Joe Biden, por që nuk u përmbyll kurrë.

Sipas mediave amerikane, qëndrimi i ri i Trump vjen si rezultat i interesave ekonomike në rritje rreth industrisë së kanabisit, përdorimit të saj në trajtime mjekësore, por mbi të gjitha, nga presioni i fortë i donatorëve të fushatës.

Ashtu si ndodhi me sektorin e kriptomonedhave, edhe kompanitë e marijuanës kanë kontribuar me shuma të mëdha në fushatën e tij elektorale, duke kërkuar një qëndrim më të favorshëm.

Gjatë një aktiviteti për mbledhje fondesh në klubin e tij të golfit në Neë Jersey, Trump është shprehur i hapur për bashkëpunim me investitorë të industrisë, mes tyre edhe Kim Rivers, drejtuesi i kompanisë Trulieve, një prej më të mëdhave në tregun e marijuanës. Rivers e ka inkurajuar ish-presidentin të mbështesë kërkimin shkencor mbi përdorimin terapeutik të kanabisit.

Sondazhet tregojnë se edhe pjesa republikane e elektoratit mbështet ripërcaktimin e marijuanës si substancë më pak të rrezikshme.

Megjithatë, Trump përballet edhe me presione nga grupet lobuese që kundërshtojnë zbutjen e ligjeve për kanabisin, duke e vendosur atë mes dy zjarresh.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

zjarri ne finiq digjet nje shtepi dhe kisha ne krongj deme te renda ne pemetari 68986ec51e577
Lajmi i mëparshëm

Zjarri në Finiq/ Digjet një shtëpi dhe kisha në Krongj, dëme të rënda në pemëtari

rikthehen zjarret ne maqedoni vetem sot jane regjistruar 22 vatra 6898706750fc9
Lajmi i radhës

Rikthehen zjarret në Maqedoni, Vetëm sot janë regjistruar 22 vatra

Të fundit nga

Seferi shkëlqen te Bodrumspor

Taulant Seferi luajti një ndeshje në nivel të lartë për Bodrumsporin në Ligën e Parë turke (kategoria e dytë), megjithëse skuadra e tij u mund 4-3 nga Erokspor në javën e 29-të.
ShkoLartë