indeksime qesharake dhe bonuse elektorale erisa xhixho qeveria u tall edhe njehere me 721 mije pensioniste 68e960749effb

“Indeksime qesharake dhe bonuse elektorale”, Erisa Xhixho: Qeveria u tall edhe njëherë me 721 mijë pensionistë

October 10, 2025
1 minut lexim

Zv/presidentja e Partisë së Lirisë, njëherësh deputete në Kuvend, Erisa Xhixho, e ka cilësuar qesharake indeksimin e qeverisë për pensionet.

Në një mesazh në facebook, Xhixho shkruan se nga 1 tetori 2025,  pensionet janë rritur 2.5%, praktikisht 490 lekë për pensionet urbane dhe 290 lekë për pensionet rurale.

“Pensionistët shqiptarë mbeten më të varfrit në rajon, me një pension mesatar 170 euro, ndërkohë që në vendet fqinje janë sa dy dhe trefishi i tyre.

Sipas Eurostat, për një person të rritur mbi 65 vjeç ose në pension, niveli i varfërisë për Shqipërinë vlerësohet në 69%, për Serbinë në 48.9% dhe Malin e Zi 27.6%.

Në Kosovë, pensioni mesatar është 340 euro, në Malin e Zi – 450 euro, në Maqedoninë e Veriut – 325 euro dhe në Serbi – 390 euro”, shkruan Xhixho.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zhelina rreshtohet pas blerim sejdiut 68e95f181637d
Lajmi i mëparshëm

Zhelina rreshtohet pas Blerim Sejdiut

DARKO KOSTOVSKI DHE SHABAN TERSTENA
Lajmi i radhës

Kryetari i Butelit Kostovski sot u mirëprit me çaj nga kampioni olimpik, Shaban Tërstena (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë