incident ne qender te shkupit vjehrra sulmon nusen i shkakton lendime te renda trupore 6a2d9dacbd082

Incident në Qendër të Shkupit: Vjehrra sulmon nusen, i shkakton lëndime të rënda trupore

June 13, 2026
1 minut lexim
Screenshot 20260613 173118 Facebook

Një 28-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore.

​Sipas informacioneve nga SPB Shkup, më 12 qershor 2026, në orën 13:45, gruaja ka denoncuar se po atë ditë, rreth orës 09:50 në zonën e Qendrës, vjehrra e saj 56-vjeçare me iniciale S.O., fillimisht ka dëmtuar automjetin e tyre të transportit të markës „Peugeot Boxer“, e më pas me përdorimin e forcës fizike e ka nxjerrë atë nga automjeti dhe e ka rrëzuar në tokë.
​Në këtë incident, 28-vjeçarja nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në ISHP „Shën Naumi i Ohrit“ në Shkup.

​Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kompania ndertimore granit do ta ndertoje autostraden shkup bllace 6a2d9c643005e
Lajmi i mëparshëm

Kompania ndërtimore “Granit” do ta ndërtojë autostradën Shkup – Bllacë

kryetari i parlamentit te iranit do rezistojme deri ne frymen e fundit per fitoren 6a2dafa606837
Lajmi i radhës

Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren

Të fundit nga

ShkoLartë