incident i rende ne naten e nderrimit te moteve plagoset me arme zjarri nje 2 vjecar 6956877a5bc20

Incident i rëndë në natën e ndërrimit të moteve, plagoset me armë zjarri një 2 vjeçar

January 1, 2026
1 minut lexim

Viti i ri dhe 1 janari ishin të trishta për një fëmijë të moshës dy vjeçare i cili u lëndua në kokë nga predha e armës së zjarrit. Fëmija me urgjencë është dërguar në Klinikën e Traumatologjisë pas orës 3 të mëngjesit. Për momentin ende nuk është e qartë se në çfarë rrethanash ka ndodhur incidenti dhe nuk dihet as identiteti as gjinia i fëmijës.

“Fëmijë dy vjeçar me të dhëna të panjohura personale është pranuar në mjekim intenziv me predhë në kokë nga një armë zjarri. Nuk kemi informacione për ngjarjen se çfarë ka ndodhur por ka ndodhur gjatë një festimi. Fëmija është sjellë rreth orës 03-04 të mëngjesit dhe ndodhet në rrezik për jeten”, deklaroi Igor Merxhanoski – Drejtor i Klinikës Traumatologjike.

Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski e konfirmoi rastin dhe e quajti si ndër rastet më të rënda që ndodhën gjatë festimit të ndërrimit të motmoteve. As Toshkovski nuk precizoi si ka ndodhur rasti.

“Bëhet fjalë për fragment metali i cili për momentin nuk mundemi ta specifikojmë në detaje por sapo të kemi më tepër informacione do t’i ndajmë me publikun. Ka më tepër teori për atë se si ka ndodhur lëndimi i fëmijës. Sapo t’i vërtetojmë saktë shkaqet për këtë lëndim të rëndë do ta njoftojmë opinionin”, deklaroi Pançe Toshkovski – Ministër i Brendshëm.

Në urgjencën e Shkupit me lëndime nga arma e zjarrit ka përfunduar edhe një shkupjan i cili paraprakisht ishte plagosur në Prilep. /Alsat.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zv kryeministri i pare bekim sali kontributi i nexhat dacit ne ndertimin e kosoves do te mbetet i perhershem 695686d98b72e
Lajmi i mëparshëm

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Kontributi i Nexhat Dacit në ndërtimin e Kosovës do të mbetet i përhershëm

proda zero tolerance ndaj alkoolit ne timon gjate nderrimit te viteve 695694b4bfae0
Lajmi i radhës

Proda: Zero tolerancë ndaj alkoolit në timon, gjatë ndërrimit të viteve!

Të fundit nga

ShkoLartë