imerlije saliu frika nga humbja ne zgjedhjet lokale po e ben opoziten agresive 68c467f81f366

Imerlije Saliu: Frika nga humbja në zgjedhjet lokale po e bën opozitën agresive

September 12, 2025
1 minut lexim

Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, ka reaguar ndaj sjelljes së deputetëve të opozitës, të cilët sipas saj, në mungesë të ideve dhe frikës nga humbja në zgjedhjet lokale, po përdorin gjuhë të ulët dhe denigruese përpara opinionit publik, raporton alfax.mk.

“Qëndrimi në opozitë për 15 muaj, si dhe frika nga humbjet në zgjedhjet lokale, si duket është e papërballueshme për opozitën. Sot, deputetët e AKI përdorën një gjuhë të ulët dhe denigruese përpara opinionit publik,” shkruan Saliu.

Ajo thekson se Kuvendi duhet të jetë hapësirë për debat konstruktiv dhe zgjidhje për qytetarët, por, sipas saj, u shndërrua në arenë për përfitime politike, me gjuhë urrejtjeje dhe nxitje të tensioneve ndëretnike.

“Sa më shumë që shpifni dhe propagandoni, aq më qartë bëhet për qytetarët se nuk keni lënë ‘sy e faqe’ për të dëshmuar se interesat e tyre janë prioriteti juaj,” ka deklaruar deputetja e VLEN-it.

Në fund, Saliu kujton periudhën e qeverisjes së gjatë të opozitës aktuale, kur sipas saj, shqiptarët ishin më të goditur nga politikat e tyre.

“Ju pamë se si qeverisët për 22 vite, kur 66.36% e popullatës jorezidente, që i detyruat të largohen nga vendi i vet, ishin shqiptarë. Vetëm në komunat e Pollogut sot kemi 85.000 banorë më pak, e për të cilët asnjëherë nuk ju vrau ndërgjegjja,” përfundon ajo. /alfax.mk/

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nje dite e paharrueshme per dua lipen 68c463d24e4bc
Lajmi i mëparshëm

Një ditë e paharrueshme për Dua Lipën

berisha tha se tritan shehu nuk e kishte kuptuar mesazhin ne whatsapp reagon deputeti demokrat votova per refleks 68c47676bfe4c
Lajmi i radhës

Berisha tha se Tritan Shehu “nuk e kishte kuptuar mesazhin në whatsapp”, reagon deputeti demokrat: Votova për refleks

Të fundit nga

Pep Guardiola nderon James Milnerin

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka lavdëruar mesfushorin veteran James Milner për arritjen historike. Në konferencën për shtyp, Guardiola tha: “Para se të fillojmë konferencën, më lejoni të them fjalët e

Reagon KF Bashkimi: Stop shovenizmit në futboll!!

Skuadra e Bashkimit nga Kumanovës ka reaguar pas ndeshjes kundër Vardarit, duke potencuar se në minutat e fundit të takimit tifozët vendas përdorën thirrje ofenduese në baza nacionale. Sipas klubit kumanovar, janë dëgjuar thirrjet
ShkoLartë