Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, foli në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike lidhur me Raportin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vitin 2024.
Celibashi tha se votimi nga jashtë në zgjedhjet parlamentare ishte sukses, pavarësisht problematikave që u hasën.
Më tej ai tha se KQZ ka adresuar të gjitha denoncimet që janë për këto zgjedhje.
Celibashi: Në lidhje me raportin të ODIHR për zgjedhjet e 2025, nuk shtoj asgjë më shumë në fjalitë që përbëjnë këtë raport. Nuk preferoj ta riformuloj atë çka ka pasqyruar ODIHR. Ato qëndrojnë ashtu si janë dhe s’ kam arsye të marr kohën për t’i cituar. Për sa i përket veprimtarisë së KQZ ka vlerësime pozitive për sa i përkeq qasjes profesionale të paanshme dhe transparente në përgatitjen dhe administrimin e këtij procesi. Normalisht ka edhe vërejtje.
Ne kemi shqyrtuar të gjitha ankimet, denoncimet që lidhshin edhe me sjelljen e funksionarëve publikë.
Mendoj që bashkëpunimi i KQZ me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme ka qenë një sukses. Sukses i plotë dhe absolut. Mendoj që ka kontribuuar në mënyrë pozitive ky bashkëpunim. Impakti ka qenë pozitiv dhe natyrisht ka vend për ta përmirësuar këtë mekanizëm ndërmjet këtyre 3 institucioneve.
Për sa i përket përdorimit të teknologjisë në votim lidhur me identifikimin e zgjedhësve, falë edhe opozitës, e cila insistoi për të futur përdorimin e teknologjisë në zgjedhje. Ne kemi arritur të eliminojmë një gamë të madhe problemesh me identifikimin elektronik.
Procesi i identifikimit të votuesve në QV është mjaft solid. Diferencat që lidhen në disa raste, janë shumë pak raste, lidhen më pamundësinë e një kategorie zgjedhësish për t’u identifikuar nëpërmjet pajisjes elektronike, sjelljes jo në përputhje me protokollin të adresuar nga operatorët tanë, por nuk lidhet me manipulim të këtij procesi.
Votimi elektronik, do rekomandoja fort që votimi elektronik të zgjerohet edhe më tej. Nuk kemi dërguar asnjë prej operatorëve në ndjekje penale për procesin e problemeve me identifikimin elektorin. Ne i kemi sanksionuar, i kemi gjobitur.
Votimi nga jashtë, KQZ pasi GJK konsideroi që votimi ..votimi nga jashtë ishte një sukses me gjithë problematikat që kishte.
Burimi: botasot.info


