ilir hasani bllokuam seancen e kuvendit nuk lejojme votim pa u perfshire ligji per perfaqesimin e drejte 6a591f2e66260

Ilir Hasani: Bllokuam seancën e Kuvendit, nuk lejojmë votim pa u përfshirë ligji për Përfaqësimin e Drejtë

July 16, 2026
1 minut lexim
IMG 8734

Deputetët e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë ndërprerë punimet e seancës së sotme parlamentare, duke bllokuar rendin e ditës në shenjë proteste ndaj refuzimit të shumicës për të hedhur në votim Propozim-ligjin për Përfaqësim të Drejtë.

Përmes një serie fjalimesh procedurale, opozita ka pamundësuar vijimin e seancës, duke kushtëzuar vazhdimin e punimeve me përfshirjen e këtij ligji në agjendën e votimit.

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ilir Hasani, në një reagim pas bllokimit të seancës, ka theksuar se Përfaqësimi i Drejtë përbën një shtyllë të Marrëveshjes së Ohrit dhe nuk mund të jetë subjekt i kalkulimeve politike apo manovrave procedurale.
Postimi i plotë i deputetit Ilir Hasani:
“Sot në Kuvend, me fjalime procedurale, të gjithë deputetët shqiptarë të opozitës bllokuam vazhdimin e seancës dhe nuk lejuam kalimin në pikat e tjera të rendit të ditës pa u vendosur në votim Propozim-ligji për Përfaqësim të Drejtë.
Shumica parlamentare refuzoi ta vendosë këtë pikë në rend dite për votim. Kjo është edhe një dëshmi se nuk kanë shumicën e nevojshme me Badenter – as shumicën e vogël e as atë të madhe – dhe për këtë arsye po përpiqen ta kontrabandojnë ligjin në një moment të papritur, duke shmangur një votim të rregullt dhe transparent.
Përfaqësimi i drejtë nuk është çështje e një partie politike. Është një e drejtë kushtetuese dhe një nga shtyllat e Marrëveshjes së Ohrit. Pikërisht për këtë nuk do të lejojmë që të trajtohet me manovra procedurale apo kalkulime politike.
Ne do të vazhdojmë të përdorim çdo mjet demokratik dhe parlamentar për ta mbrojtur këtë kauzë.
Ligji, në këtë formë, nuk kalon.(INA)

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nikolloski ndertimi i hekurudhes se shpejte ne korridorin 8 do te nis ne fund te vitit 6a591de305d0d
Lajmi i mëparshëm

Nikolloski: Ndërtimi i hekurudhës së shpejtë në Korridorin 8 do të nis në fund të vitit

kanadaja nen pushtetin e flakeve mbi 800 vatra aktive zjarri 6a59312b203f9
Lajmi i radhës

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

Të fundit nga

ShkoLartë