ikmt vijon aksionin ne valbone prishen bujtina te ndertuara prej vitesh pa leje 68c45b63dddeb

IKMT vijon aksionin në Valbonë, prishen bujtina të ndërtuara prej vitesh pa leje

September 12, 2025
1 minut lexim

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në zonën turistike të Valbonës, ku janë ndërmarrë masa për prishjen e disa ndërtesave të ndërtuara pa leje.

Dje u shembën disa struktura të paligjshme, ndërsa aksioni ka vijuar edhe sot, duke përfshirë prishjen e disa bujtinave që prej vitesh funksiononin në zonë, por që rezultonin të ndërtuara pa lejet përkatëse.

Ndërhyrja është pjesë e përpjekjeve për të ndaluar shfrytëzimin e paligjshëm të territorit dhe për të mbrojtur peizazhin natyror të Parkut Kombëtar të Valbonës, një nga perlat turistike të veriut të Shqipërisë.

Megjithëse bujtinat kanë qenë aktive prej kohësh, autoritetet kanë theksuar se ndërtimet pa dokumentacion ligjor nuk mund të tolerohen, veçanërisht në zona të mbrojtura.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia takon drejtoret e arsimit dhe te shkollave per forcimin e sigurise 68c45ac18edf1
Lajmi i mëparshëm

Policia takon drejtorët e arsimit dhe të shkollave për forcimin e sigurisë

arrestohet i dyshuari per vrasjen e charlie kirkut 68c45bd3d4348
Lajmi i radhës

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Charlie Kirkut

Të fundit nga

ShkoLartë