Të mërkurën në Prishtinë fillon IHF Trophy për zonën evropiane për hendbollistet deri në 17 vjet.
IHF Trophy është një garë e organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF).
Për synim e ka zhvillimin e mëtejmë të hendbollit, ndërsa për Federatën e Hendbollit të Kosovës deri më tani ishte ngjarje shumë e qëlluar.
Përmes IHF Trophy, Kombëtaret tona tri herë janë kualifikuar në Kampionate Botërore.
Ndërkohë në sportet tjera kolektive, Kosova nuk ka ende asnjë pjesëmarrje në Botëror.
Fillimisht në Spanjë në vitin 2019, garoi Kombëtarja U21 e hendbollistëve.
Në Kinë në vitin 2024 u mbajt Kampionati Botëror për hendbollistet deri në 18 vjet. Kombëtarja jonë ishte njëra prej pjesëmarrëseve.
Sivjet në Egjipt, Kosova garoi në Botërorin U19 për hendbollistë.
IHF Trophy organizohet në fazën kontinentale dhe ndërkontinentale. Fituesit e fazës kontinentale paraqiten në nivelin ndërkontinental, ndërsa fituesit e fazës ndërkontinentale kualifikohen në Botëror për grupmoshën përkatëse.
Prej të mërkurës deri të dielën në Prishtinë mbahet IHF Trophy për zonën evropiane për hendbollistet deri në 17 vjet. Ndërkohë prej 2 deri më 6 dhjetor është IHF Trophy për zonën evropiane për hendbollistet deri në 19 vjet. Të gjitha ndeshjet luhen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Në të dy grupmoshat Kombëtarja jonë e kërkon vendin e parë.
Burimi: botasot.info


