icardi kerkon te largohet nga galatasaray 6941ed94d2aa0

Icardi kërkon të largohet nga Galatasaray

December 17, 2025
1 minut lexim

Edhe pse ditët e fundit është përfolur shumë për një rikthim të mundshëm të Mauro Icardi-t në Serie A, por këtë herë të Milan, duket se argjentinasi ka plane të tjera.

Sipas asaj që raporton “Radio Mitre”, sulmuesi argjentinas dëshiron të luajë në La Liga dhe përfaqësuesit e tij kanë nisur kontaktet me dy klube: Real Oviedo dhe Elche.

Sipas raportimit në fjalë, Icardi do të qëndrojë deri në fund të sezonit te Galatasaray, kohë kur i mbaron kontrata dhe më pas do të transferohet si lojtar i lirë në Spanjë.

Kushti i vetëm i Icardit është që të luajë me një ekip të La Ligës, dhe Real Oviedo është në garë të fortë për të mos rënë në Segunda Divizion, ndërsa Elche është në pozita pak më të favorshme.

Edhe pse për Icardin ka interes të madh nga klubet arabe, sulmuesi ka zgjedhur Spanjën si destinacionin e ardhshëm për shkak të stilit të jetesës, afërsisë kulturore dhe një mjedisi futbollistik që i përshtatet profilit të argjentinasit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spak kerkese kuvendit per ballukun beqiri veprimet jane hakmarrje primitive parlamenti nuk do te votoje per heqjen e imunitetit 6941ed46bd4b5
Lajmi i mëparshëm

SPAK kërkesë Kuvendit për Ballukun/ Beqiri: Veprimet janë hakmarrje primitive, Parlamenti nuk do të votojë për heqjen e imunitetit

mijera gjurme dinosauresh 210 milione vjecare u zbuluan ne nje mal ne itali 6941ee7309a64
Lajmi i radhës

Mijëra gjurmë dinosaurësh 210 milionë vjeçare u zbuluan në një mal në Itali

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e shtunë 10 janar 2026

Dashi Partneri juaj do jete shume misterioz gjate kësaj dite kjo do ju beje te dyshoni për te. Mos bëni gjera te gabuara qe mund te prishin harmoninë. Beqaret nuk duhet te
ShkoLartë