InShot 20260405 122827883

Ibrahimi: Protesta e studentëve në Shkup është revoltë ndaj padrejtësive shumëvjeçare

April 5, 2026
1 minut lexim

Protesta e nesërme e studentëve në Shkup është jo vetëm e drejtë e tyre e plotë, por edhe detyrim i tyre për rolin e shoqëror që e kanë.

Shkruan: Zeqirija Ibrahimi, VLEN

Në interpretimin tim, ajo:

– Është protestë kundër profesorëve të tyre, si edhe kolegëve të tyre studentë të gjeneratave të mëparshme, që kanë heshtur para kësaj padrejtësie shumëvjeçare.

– Është protestë ndaj mashtrimit shumëvjeçar të atyre që rrihnin gjoks se shqipja është zyrtarizuar me Marrëveshjen e Ohrit dhe me ligjet e ndryshme që ishin miratuar ndërkohë, deri në vitin 2018.

– Është protestë ndaj atyre që e kishin edhe kryetarin e Kuvendit, edhe kryeministrin teknik, edhe Avokatin e Popullit dhe nuk u përgjigjën kurrë se pse kjo temë kishte mbetur e pazgjidhur.

– Është protestë ndaj atyre 5-6 ministrave shqiptarë të Drejtësisë që nuk e zgjidhën një problem kaq të thjeshtë – harmonizimin e detyrueshëm brenda një viti të Ligjit të përdorimit të gjuhëve me ligjet e tjera që i prek kjo çështje.

– Është protestë ndaj atyre që thoshin se shqipja është zyrtarizuar, ndërkohë që më shpallnin heretik kur u thosha se po mashtrojnë dhe se ajo vetëm ishte avancuar. Për këtë veçmas i falënderoj studentët.

– Është protestë ndaj atyre diplomatëve shqiptarë në Shkup që mashtrimin se shqipja ishte zyrtarizuar ia shpotisnin në vesh edhe kryeministrit shqiptar.

– Dhe, gjithsesi, ajo është protestë, por edhe mesazh, ndaj pushtetit të sotëm ekzekutiv që sa më shpejt ta zgjidhë dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën amtare.

Me këtë rast dua ta falënderoj Avokatin e Popullit, i cili – edhe pse as dy në muaj në detyrë – ia ka imponuar Qeverisë së RMV-së zgjidhjen jo vetëm për provimin e jurisprudencës, por edhe për provimet e tjera.

Sidoqoftë, e përshëndes protestën e studentëve, por që ajo të mos marrë ngjyra politike dhe partiake, do të rezistoj nga dëshira për të marrë pjesë edhe vetë në të.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

arrestohen 4 persona per dhune ne familje 69d235b61c7f2
Lajmi i mëparshëm

Arrestohen 4 persona për dhunë në familje

mickoski per protesten e studenteve po punojme per te gjetur zgjidhje mos te lejojne te jene mjet ne duart e nje partie politike qe jeton ne shekullin e kaluar 69d251cdc5496
Lajmi i radhës

Mickoski për protestën e studentëve: Po punojmë për të gjetur zgjidhje, mos të lejojnë të jenë mjet në duart e një partie politike që jeton në shekullin e kaluar

Të fundit nga

ShkoLartë