ibrahimi nga tearca ballkanin e hapur dhe vucicin nuk e sollem ne ate e gjetem tek ali ahmeti 68c28fad71f61

Ibrahimi nga Tearca: Ballkanin e hapur dhe Vuçiçin nuk e sollëm ne- atë e gjetëm tek Ali Ahmeti!

September 11, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka marr pjesë në hapjen e shtabit të VLEN në komunën e Tearcës si dhe promovimit të kandidatit për kryetar komune, Daut Memishi.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Ibrahimi iu është përgjigjur akuzave të opozitës shqiptare për kthimin e botës serbe në Maqedoninë e Veriut.

” Një akuzë të cilën çdo ditë po e përmendin ata, çështjen e kthimit të botës serbe. Unë e kam vetëm se një pyetje: Cili lider shqiptarë e ka takuar Vuçiçin? Vetëm Ali Ahmeti. Askush tjetër. Nëqoftëse dikush ka pasur dhe ka bashkëpunim me serbët është vetëm se Vuçiçi. Për të vetmin, për të cilin ka shfaqur brengë se po humb zgjedhje Vuçiçi është vetëm Ali Ahmeti. Andaj, ‘Ballkanin e hapur’ edhe Vuçiçin nuk e sollëm ne, atë e gjetëm tek Ali Ahmeti”, tha Ibrahimi.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Menduh Thaci
Lajmi i mëparshëm

Thaçi: BDI-ja do të pësojë katastrofë

DAUT BEQIRI 3
Lajmi i radhës

Daut Beqiri: Haraçina do të kthehet në simbol të zhvillimit dhe dinjitetit (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë