ibrahimi ne festimet e 22 nentorit ne cair festa qe na bashkojne dhe na rikujtojne rrenjet tona 6920d274ce6ac

Ibrahimi në festimet e 22 Nëntorit në Çair: Festa që na bashkojnë dhe na rikujtojnë rrënjët tona

November 21, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës dhe njëherësh një nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka marrë pjesë sonte në akademinë solemne të organizuar me rastin e Ditës së Alfabetit dhe përvjetorit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Ngjarja u organizua nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Institutin.

Në kuadër të programit u hap edhe ekspozita “Shtypshkronja dhe Kongresi”, e cila i kushtohet shtypshkronjës “Bashkimi i Kombit” – “Shtypshkronja Tregtare Ndërkombëtare”, si dhe delegatëve të Kongresit të Manastirit.

Ibrahimi theksoi rëndësinë e veçantë që ka Dita e Alfabetit për shqiptarët në të gjitha trojet, veçanërisht për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, duke kujtuar se Kongresi i Manastirit përbën një prej momenteve themelore të historisë kombëtare.

“Dita e Alfabetit Shqip është njëra prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore dhe historike të shqiptarëve në të gjitha trojet, e sidomos të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, pasi kjo ngjarje u zhvillua në Manastir,” shkroi Ibrahimi.

Ai kujtoi se më 22 nëntor 1908 u vendosën themelet e orientimit të kombit shqiptar në Ballkan dhe në botë.

“Vizioni i rilindasve tanë ishte i qartë – shqiptarët duan të ecin në hap me kombet dhe popujt e tjerë duke fituar lirinë, fillimisht kulturore, më pas edhe atë politike,” tha ai, duke uruar shqiptarët për këtë ditë të shënuar.

“Urime për shumë mote 22 Nëntori i Alfabetit!”, përfundoi Ibrahimi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestohet reperi i njohur nga njesia speciale ne prishtine 6920c8f17f987
Lajmi i mëparshëm

Arrestohet reperi i njohur nga Njësia Speciale në Prishtinë

gjorgjievski kerkon bredh te vitit te ri se paku 13 metra a do te arrije te ndricohet kryeqyteti ne kohe 6920d98ed9d88
Lajmi i radhës

Gjorgjievski kërkon bredh të Vitit të Ri së paku 13 metra, a do të arrijë të ndriçohet kryeqyteti në kohë?

Të fundit nga

ShkoLartë