Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka njoftuar se së bashku me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, kaën marrë pjesë në takimin lamtumirës të organizuar nga Ambasadori i Republikës së Turqisë, z. Fatih Ulusoy, në nder të z. Bilal Suçubaşi, Drejtor i Përgjithshëm i Halkbank.
“Pata nderin të marr pjesë së bashku me Kryetarin e Kuvendit, z. Afrim Gashi, në takimin lamtumirës të organizuar nga Ambasadori i Republikës së Turqisë, z. Fatih Ulusoy, në nder të z. Bilal Suçubaşi, Drejtor i Përgjithshëm i Halkbank.
Bashkëpunimi i deritanishëm i ndërsjellë ka qenë gjithmonë në dobi të vendit tonë, në çdo fushë, dhe shpresoj që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Z. Suçubaşi i urova shëndet dhe shumë suksese në detyrat e reja që e presin!”, ka shkruar Ibrahimi.
Burimi: alfax.mk


