ibrahimi me ligjin per shkollat e mesme fetare perfundimisht po e zgjidhim problemin e medresese isa beu 686ac21db03f4

Ibrahimi: Me Ligjin për shkollat e mesme fetare përfundimisht po e zgjidhim problemin e Medresesë “Isa Beu”

July 6, 2025
1 minut lexim

Lideri i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi gjatë raportimit një vit qeverisje VLEN ka përmendur të arriturat e kësaj qeverie.
Ai ka përmendur edhe problemin e medresesë “Isa Beu” ku ka theksuar se me Ligjin për shkollat e mesme fetare, problemi i kësaj shkolle për herë të parë do të zgjidhet.

“ Medreseja “Isa Beu” është themeluar në vitin 1984. Vitin e kaluar e ka shënuar 40-vjetorin e themelimit, ndërsa nxënësve të saj nuk u mundësohet matura shtetërore dhe nuk mund të regjistrohen në universitetet publike e private të vendit. Këta që ikën nga pushteti, në maj të vitit të kaluar – vetëm për përfitime elektorale – e bënë një mashtrim, duke e akredituar këtë shkollë si gjimnaz, që pastaj atë akreditim ta anulojë Gjykata Kushtetuese. Sidoqoftë, ashtu si shumë gabime e dështime të tyre, edhe këtë po e zgjidhim. E kemi angazhuar zëvendësministrin e Arsimit dhe Shkencës, prof. Lulzimin, që të merret me këtë çështje dhe tashmë propozim-ligji për shkollat e mesme fetare është në ener dhe deri në fund të këtij muaji do të jetë në Kuvend, ndërsa në shtator për herë të parë në historinë e këtij shteti do të ketë ligj për shkollat e mesme fetare”, nënvizoi Ibrahimi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dua lipa tregon format perfekte me bikini leopard shihni fotot ne instagram 686abde43c46b
Lajmi i mëparshëm

Dua Lipa tregon format perfekte me bikini leopard, shihni fotot në Instagram

evakuim ne spitalin psikiatrik bardovce zjarri perfshiu oborrin 686ac7081d1aa
Lajmi i radhës

Evakuim në Spitalin Psikiatrik Bardovcë, zjarri përfshiu oborrin

Të fundit nga

ShkoLartë