1
Shkup, 6 korrik – Pasditen e sotme ka shpërthyer një zjarr në lagjen Gege, i cili është përhapur drejt lagjes Bardovci dhe ka përfshirë një pjesë të sipërfaqes së oborrit të Spitalit Psikiatrik Bardovcë, e mbuluar me bar të thatë dhe drunj të lartë, përcjell zhurnal.mk.
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informoi se zjarri ka paraqitur rrezik për t’u përhapur në tërë kompleksin e spitalit. Pacientët dhe personeli janë evakuuar menjëherë dhe janë nxjerrë të sigurt jashtë rrethit të spitalit.
QMK, nën drejtimin e drejtorit Muhamed Ali, ka kërkuar forca shtesë nga Brigada për Mbrojtje kundër Zjarrit (BMPZ) dhe ka koordinuar me Njësinë Helikopterike të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Fillimisht është shqyrtuar mundësia e ridrejtimit të mbështetjes ajrore, e cila ka qenë duke vepruar në komunën Çuçer Sandevë – Bllacë, për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit në Bardovcë.
Aktualisht, zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk ka nevojë për mbështetje shtesë ajrore. Helikopteri i MPB-së vazhdon të jetë i angazhuar në rajonin e Bllacës, komuna Çuçer Sandevë.
Në vendngjarje, së bashku me drejtorin e QMK-së, Muhamed Ali, ishte edhe drejtori i spitalit, Isa Abdullai, të cilët koordinuan të gjithë aksionin.//Zhurnal.mk
Burimi: zhurnal.mk