ibrahimi gjendja e shqiptareve ka avancuar por vjedhja juaj eshte kufizuar e eshte ndaluar 68639e041a44d

Ibrahimi: Gjendja e shqiptarëve ka avancuar, por vjedhja juaj është kufizuar e është ndaluar!

July 1, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në rrjetin social facebook ka shkruar se të drejtat e shqiptarëve nuk kanë degraduar, por përkundrazi ato kanë avancuar. Sipas tij, ajo që ka degraduar keq dhe, mbase, pakthyeshëm është morali i atyre që e mbajnë veten opinionistë
“Te shqiptarët në RMV nuk ka degraduar gjendja e të drejtave të tyre etnike. Ato të drejta ose kanë avancuar ose janë aty ku kanë qenë tashmë dy dekada. Ajo që ka degraduar keq dhe, mbase, pakthyeshëm është morali i atyre që e mbajnë veten opinionistë.
Të nderuar,
Sot nuk kemi vrasje të shqiptarëve, siç i vranë dhjetëra komandantë të UÇK-së, mes tyre edhe Harun Aliun, ndërsa ata vazhdojnë ta qajnë atë kohë.
Sot nuk kemi arrestime dhe gjykime të shqiptarëve me burg të përjetshëm, ndërsa ata vazhdojnë të përmallohen për atë kohë.
Sot nuk kemi tërheqje zvarrë të grave shqiptare, por ata vazhdojnë ta ëndërrojnë atë kohë.
Sot nuk kemi korrupsion, si Soravia, e përfitime nga kazinotë, por ata vazhdojnë të flasin për sukseset e asaj kohe.
Sot nuk kemi softuer balancuesi, por ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, por ata janë inatosur për atë kohë.
Sot nuk kemi kolona në kufi, por atyre u vjen keq pse është kështu.
Sot nuk kemi kufizime në investime në komunat shqiptare, por ata vazhdojnë të këndojnë për kohën kur asnjë cent nuk shkonte për komunat shqiptare.
Të nderuar, gjendja e shqiptarëve ka avancuar, por vjedhja juaj është kufizuar e është ndaluar. Bëhuni të sinqertë së paku njëherë në jetë dhe pranojeni burrnisht dështimin”, ka shkruar Ibrahimi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kater shenja te horoskopit lene pas fatin e keq korriku nis me zhvillime pozitive dhe shume surpriza ja ku duhet te perqendroheni 686399c926afe
Lajmi i mëparshëm

Katër shenja të horoskopit lënë pas fatin e keq! Korriku nis me zhvillime pozitive dhe shumë surpriza, ja ku duhet të përqëndroheni

grant nga berzh i per strategjine kombetare per mbushjen e automjeteve elektrike dhe infrastrukturen 6863a2ed706f9
Lajmi i radhës

Grant nga BERZH-i për strategjinë kombëtare për mbushjen e automjeteve elektrike dhe infrastrukturën

Të fundit nga

Fabregasi po befason

Raportimet në Itali pretendojnë se Cesc Fabregas është i destinuar të bëhet pasardhësi ose i Hansi Flick te Barcelona, ose i Pep Guardiolës te Manchester City, dhe se ai ka pak gjasa
ShkoLartë